By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne
December 25, 2025
Pamje nga vendi më i ftohtë i banuar në Tokë aktualisht: Banorët vendas nuk mund të dalin as nga shtëpitë e tyre
December 25, 2025
Ambasada amerikane në Kosovë uron Krishtlindjet
December 25, 2025
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë fushatës
December 25, 2025
Për herë të dytë që nga fillimi i luftës, Putini dështoi të përgatiste fjalimin e tij te obliguar vjetor në Asamblenë Federale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj Kadri Veselit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj Kadri Veselit
Ballina 1Lajme

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj Kadri Veselit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 8:34 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, i cili po akuzohet për krime lufte.

Sipas shkresës së prokurorisë, gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se Veseli ka kryer krime brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuar.

“Apeli më i fundit për Mbrojtjen e Veselit nuk e kundërshtoi këtë konstatim. As nuk ka ndonjë ndryshim në rrethana për të garantuar një përcaktim të ri për ekzistimin e një dyshimi të bazuar. Përfundimi i gjyqtarit të procedurës paraprake vazhdon të jetë i qëndrueshëm”, thuhet në shkresën e ZPS-së.

Ndërkaq, ZPS-ja konsideron se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes.

“Rritja e provave që i janë zbuluar Veselit, në lidhje me mundësinë e një dënimi të rëndë në rast të një dënimi, mund të ofrojnë nxitjen e nevojshme për Veselin që të marrë fonde dhe mjete për të udhëtuar dhe përfundimisht t’i shmanget procedurave të Dhomave të Specializuara”.

“Se Veseli do të kishte mjetet për ta bërë këtë, mbështetet, ndër të tjera, nga ndikimi i tij i vazhdueshëm në Kosovë, i konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe i vërtetuar më parë nga Kolegji i Apelit, duke përfshirë edhe për shkak të pozitave të tij të mëparshme në lidhje me inteligjencën”, ka pretenduar prokuroria.

Ndër të tjera, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, ka nxerr vendim edhe mbi kërkesën referuese të Pjetër Shalës që pretendonte shkelje të të drejtave themelore të tij dhe paraqiste kundërshtime lidhur me juridiksionin e DShSK-së.

Sipas vendimit të siguruar nga Betimi për Drejtësi, Dhoma vëren se parashtruesi u ankua se ndjekja e tij penale bazohet në disa akuza që shkelin të drejtat e tij themelore të garantuara me Kushtetutë.

“Në mënyrë të veçantë, parashtruesi u ankua se paraburgimi arbitrar si krim lufte dhe NPK-ja si një mënyrë e përgjegjësisë penale individuale: (i) ishin bazuar në një burim të pazbatueshëm të ligjit, përkatësisht të drejtës ndërkombëtare zakonore, pa ndonjë akt ligjor të brendshëm; (ii) nuk janë parashikuar në ligj; dhe (iii) nuk përbënin krime sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore gjatë periudhës së aktakuzës”, thuhet në vendim.

Në Hagë të paraburgosur janë edhe: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në vitin 2021, Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-liderëve të UÇK-së të cilët i akuzon për krime lufte.

You Might Also Like

Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne

Ambasada amerikane në Kosovë uron Krishtlindjet

PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë fushatës

Vjedh veturë në Gjermani,arrestohet i dyshuari në Aeroportin `Adem Jashari`

Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
BQK dhe FKGK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Krasniqi e ambasadori francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Gërvalla dhe kongresisti Meeks flasin për bashkëpunim më intensiv mes Kosovës dhe ShBA-së
Modelja legjendare mbushi 57 vjeç dhe duket se koha nuk e ka prekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?