By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Sot nis shqiptimi i fletëqortimeve për targat ilegale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Sot nis shqiptimi i fletëqortimeve për targat ilegale
Ballina 1Lajme

Sveçla: Sot nis shqiptimi i fletëqortimeve për targat ilegale

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 1:12 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Me të shënuar ora 00:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale që ende qarkullojnë në disa pjesë të Republikës së Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar edhe njëherë qytetarët që posedojnë mjetet me targa ilegale t’i regjistrojnë me ato shtetërore RKS, derisa ka thënë se sipas vendimit ka nisur shqiptimi i masës së qortimit.

“Sot, Policia e Kosovës, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë dhe legjislacionin në fuqi, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, fillon shqiptimin e masës së qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, ka shkruar Sveçla në Facebook, menjëherë pasi në kalendar ka shënuar data 1 nëntor.

Ai ka ftuar qytetarët që posedojnë targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS.

“Dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka shkruar tutje ministri i Punëve të Brendshme.

Sveçla ka inkurajuar qytetarët që të mos mbesin peng të grupeve kriminale, por të shfrytëzojnë lehtësirat për t’i regjistruar mjetet e tyre sipas lehtësirave të mundësuara nga institucionet.

“Inkurajoj qytetarët që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale, por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë mjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”.

Sveçla ka shkruar tutje se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ofrojë siguri dhe sundim të ligjit në gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët e saj pa dallim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama bën bashkë Kurtin e Orban, çfarë nuk u pa nga fotoja familjare në samitin e Berlinit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Lajçak në Nju Jork me DiCarlon për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Ballkanit Perëndimor
Sanders i indinjuar nga lëvizja e demokratëve
Policia thotë se thasët me rërë që u gjetën në Zveçan ishin përdorur në barrikada
Genci Nimanbegu uron Kosovën për 17 shkurtin: Besim në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?