By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tym i zi nga selia blu! Dështojnë negociatat mes dy grupimeve brenda PD-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tym i zi nga selia blu! Dështojnë negociatat mes dy grupimeve brenda PD-së
Ballina 2Rajon / Botë

Tym i zi nga selia blu! Dështojnë negociatat mes dy grupimeve brenda PD-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 6:37 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Demokratët dështuan sërish në përpjekjet për t’u bashkuar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të garojnë të ndarë.

Në një reagim të grupit të Enkelejd Alibeaj, thuhet se grupi i Sali Berishës ka refuzuar çdo propozim “duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike”.

Statuti i 11 Dhjetorit, i Komisionit të Rithemelimit duket se ka qenë ngërçi i bisedimeve. Në reagimin e grupit që mbështet Alibeajn, thuhet se këmbëngulja e grupit të Berishës për të njohur këtë statut “ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale”.

“Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanshme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve”, shkruhet më tej.

Këtë paradite, grupimi Alibeaj i dërgoi një dokument parimesh grupimit Berisha ku përcaktohej mekanizmi që duhet të përzgjidheshin kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

Drafti që mbante autorësinë e Gazment Bardhit kërkonte që procesi të mos udhëhiqet nga Sali Berisha, por nga një organ i ri qe quhet Këshilli Drejtues Politik i Partisë Demokratike që ngrihet në mënyrë konsensuale në nivel qendror dhe vendor.

Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët për kryetar bashkie propozohej te bëhej përmes një “sistemi pikëzimi” ku 50 për qind e vlerësimit e bënte anëtarësia dhe gjysmën tjetër organi i ri që parashikohet të ngrihet, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë parashikimin e statutit të Berishës ku të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve e ka anëtarësia përmes primareve. Por ky propozim është hedhur poshtë nga grupimi Berisha, duke i dhënë kështu fund negociatave mes dy grupimeve.

You Might Also Like

Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Protestat në Iran: Një tjetër pengesë për Kremlinin?

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të dhe për të

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Kurti rithekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Chatgpt, aplikacioni që po e “frikëson” edhe Google-in
Flamuri gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nder të viktimave në Greqi
Prokuroria turke kërkon 2000 vjet burg për opozitarin Imamoglu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?