By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës
July 14, 2025
A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?
July 14, 2025
Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
July 14, 2025
AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim
July 14, 2025
Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut
July 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 65-vjeçari “blinte” vajza të mitura nga Shqipëria dhe i bënte nuse për djemtë në Zvicër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > 65-vjeçari “blinte” vajza të mitura nga Shqipëria dhe i bënte nuse për djemtë në Zvicër
Rajon / Botë

65-vjeçari “blinte” vajza të mitura nga Shqipëria dhe i bënte nuse për djemtë në Zvicër

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 3:17 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicrës, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Shqipëria për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre, ndërsa thuhet se abuzonin dhe i keqtrajtonin për 16 vite me radhë. Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk  kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003, ku 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Albrim F., 65 vjeç, së bashku  me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.

Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”.- thotë avokati.

Në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin, 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.

You Might Also Like

Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës

Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës

Trump dhe shefi i NATO-s do të flasin së shpejti. Rusët: Kjo do të përfundojë me një ultimatum bërthamor

SBU: Agjentët që vranë kolonel Ivan Voronich me urdhër të FSB-së janë eliminuar

Kryediplomatët miratojnë deklaratën, riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Franca mbledh një aleancë të vendeve perëndimore për të dërguar trupa në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
KAOS NË GREQI: Shpërthyen 64 zjarre të reja, evakuimi më i madh ndonjëherë, zjarrfikësit po luftojnë një element të frikshëm zjarri…
Mustafa: Kjo është koha e LDK-së
Ato janë femrat më të rrezikshme ruse në botë – njëra është me origjinë serbe
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?