By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bordi i RTK-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bordi i RTK-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Lajme

Bordi i RTK-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 3:58 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka pranuar disa rekomandime nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilat kanë ardhur pas seancës plenare të mbajtur me 24 dhe 27 tetor të këtij viti. Rekomandimet kanë ardhur pasi që Kuvendi ka shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për vitin 2021 dhe raportin e auditimit të përformancës për vitet 2019 – 2021.   

 

Rekomandimet Kuvendit të Kosovës për Radio Televizionin e Kosovës:

  1. RTK të ndalojë kontraktimin e produksionit të jashtëm për lloje të emisioneve që mund t’i mbulojë me staf të brendshëm.
  2. Bordi i RTK-së të definojë qartë në rregullore avancimin, shpërblimin e punëtorëve, duke u bazuar në kritere të qarta të vlerësimit të përformancës.
  3. Bordi i RTK-së dhe drejtori duhet të forcojnë mekanizmin ligjor dhe financiar, sepse në mungesë të zyrtarëve ligjorë, RTK-ja rrezikon që si palë e paditur të humbë miliona euro.

 

Rekomandimet për Qeverinë e Republikës së Kosovës:

  1. Qeveria në bashkëpunim me AKP-në, të definojë pronësinë e objektit të ish-Radio Televizionit të Prishtinës dhe statusi e asaj prone.
  2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Këshilli Kosovar për Raportim Financiar të kontrollojë kualitetin e raportimeve dhe standardeve të kompanive private të auditimit.

Bordi i RTK-së i mirëpret këto rekomandime dhe po angazhohet në zbatimin e tyre. Duke marrë parasysh se gjetjet e ZKA-së i përkasin periudhës kur Bordi aktual nuk ka qenë në detyrë, disa nga rekomandimet tashmë janë adresuar dhe po adresohen.

Bordi aktual me të marrë mandatin ka marrë vendim për ndalimin e blerjes së emisioneve me karakter informativ. Ndërsa lidhur me rregulloren e avancimeve, është kërkuar interpretim  nga Inspektorati i Punës dhe menaxhmenti është në pritje të përgjigjes nga ky institucion. Lidhur me këtë çështje do të aplikohet forma më e mirë për rregullimin e avancimeve. Sa i përket zyrës ligjore, po shqyrtohen të gjitha mundësitë e një qasje sa më të mirë, dhe sa më profesionale të mbrojtjes së rasteve, në të cilat RTK-ja është palë e paditur, por është edhe paditëse. Ndërkaq, lidhur me forcimin e mekanizmit financiar, tashmë janë ndërmarrë veprime konkrete. Është emëruar zyrtari kryesor financiar i RTK-së, pozicion që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kontrollimin dhe menaxhimin financiar si dhe javë më parë përmes një procesi transparent, është përzgjedhur dhe emëruar udhëheqësi i shërbimeve të përbashkëta, i cili ka rol të rëndësishëm në funksionimin e departamentit të financave, zyrës ligjore dhe burimeve njerëzore.

Bordi dhe menaxhmenti aktual gjithashtu kanë përgatitur plane të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së. Rikujtojmë që bordi dhe menaxhmenti aktual janë pajtuar me të gjitha gjetjet e ZKA-së të evidentuara me dy raporte, e të cilat tregojnë se RTK-ja është keqmenaxhuar në vitet paraprake.

Bordi i RTK-së, mirëpret rekomandimin e Kuvendit të Kosovës për Qeverinë, lidhur me definimin e pronësisë dhe statusin e pronës së RTK-së.

Rikujtojmë që RTK-ja vazhdon të funksionojë në objekte të cilat nuk i plotësojnë kushtet për punë. Punëtorët e RTK-së, sidomos ata të televizionit, aktivitetin ditor të punës po e kryejnë në kushte shumë të vështira. Prandaj, zgjidhja e çështjes së pronës është e domosdoshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Karamele! Një pjesë magjike e Stambollit, rrugët, ndërtesat dhe pazari i së cilës janë të paharrueshme

Kosova Times Kosova Times October 26, 2025
Policia vrau pacientin, nuk e frenoi dot, stafi u tmerrua…
Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Flick para sfidës me ish-skuadrën e tij: Duam fitore ndaj Bayernit
Nikol Pashinyan: Armenia e ka kaluar pikën pa kthim në CSTO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?