By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy Koretë lëshojnë për herë të parë raketa afër brigjeve të njëra-tjetrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dy Koretë lëshojnë për herë të parë raketa afër brigjeve të njëra-tjetrës
Ballina 2Rajon / Botë

Dy Koretë lëshojnë për herë të parë raketa afër brigjeve të njëra-tjetrës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 3:47 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat afër brigjeve të njëra-tjetrës.

Seuli ka vepruar si shenjë hakmarrjeje tri orë pasi Pheniani ka nisur një raketë që ka rënë më pak se 60 kilometra larg qytetit jugkorean, Sokço.

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se vendimi për lëshim të raketës nga verikoreanët përbëjnë shkelje “të papranueshme” të territorit.

Jugkoreanët më pas kanë lëshuar raketa tokë-ajër, dhe sipas zyrtarëve ato kanë rënë në një distancë të ngjashme në të ashtuquajturën Linjë të Kufirit Verior.

Kjo linjë demarkon kufirin ujor në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore, ndonëse verikoreanët nuk e kanë pranuar kurrë këtë ndarje.

Të martën, Koreja Veriore ka paralajmëruar që Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara do të paguajnë “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet aktuale ushtarake – që kanë nisur të hënën dhe përfundojnë të premten – përfshijnë qindra aeroplanë që simulojnë përgjigje 24-orëshe ndaj sulmeve.

Në fillim të muajit tetor, Uashingtoni ka dërguar afër Gadishullit Korean një aeroplanmbajtës me kapacitet bërthamor, hap që është konsideruar si paralajmërim për Korenë Veriore.

Testimet hakmarrëse të raketave kundër njëra-tjetrës po bëhen në kohën kur Koreja Jugore është duke u përballur me tragjedinë e shtypjes së një turme në Seul gjatë fundjavës.

Si pasojë e këtij incidenti kanë vdekur 150 persona.

Sipas ligjit ndërkombëtar, shtetet mund të kenë pretendime territoriale ujore vetëm për 12 kilometra që janë në afërsi me tokën e tyre.

Testimet raketore shënojnë përshkallëzim të armiqësive në Gadishullin Korean këtë vit.

Deri më tani në këtë territor janë testuar mbi 50 raketa nga verikoreanët, duke përfshirë një raketë balistike që ka kaluar nëpër territorin e Japonisë.

Inteligjenca amerikane dhe ajo jugkoreane kanë thënë se Koreja Veriore është duke u përgatitur për të testuar armën bërthamore, pas një pushimi pesëvjeçar.

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve.

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Për 3 muaj ATK-ja realizoi 254.6 milionë euro të hyra

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kosova, shembull i demokracisë për rajon
Krasniqi pret që procesi i zgjedhjeve të reja në veri “të determinohet ditëve në vijim”
Konfirmohet bastisja në KEK
Përgatitjet e Zelensky për udhëtim në fshehtësi të rreptë per ne ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?