By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
July 31, 2025
Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor
July 30, 2025
Situatë e pazakontë: Një i ri i propozoi një vajze 43 herë, ajo më në fund pranoi: E dija që ajo
July 30, 2025
Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë në vitin 2026
July 30, 2025
Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria reagon për kushtin e Francës për vizat: Jo fer, i padrejtë e i paarsyeshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria reagon për kushtin e Francës për vizat: Jo fer, i padrejtë e i paarsyeshëm
Ballina 1Lajme

Qeveria reagon për kushtin e Francës për vizat: Jo fer, i padrejtë e i paarsyeshëm

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 8:37 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe paarsyeshëm.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke.

“Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se propozimi për liberalizim të vizave është ende në Këshill dhe duhet të trajtohet si çështje urgjente. Nevoja për liberalizim të vizave ka qenë një pozicion shumë i fuqishëm i Parlamentit Evropian i shprehur në rezolutat tona, por edhe takime tona në shumë situata. Kosova meriton liberalizimin e vizave, jemi të bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave… Po ashtu, inkurajojmë vazhdimin e dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit me një njohje të ndërsjellët, si një marrëveshje themelore dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ndërsa, bashkëkryesuesja tjetër e komisionit, deputetja Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që ka pasur.

“Kosova ka shënuar progres përkundër sfidave që kemi pasur. Kosova sot rangohet më mirë sipas indeksit të Transparency International dhe është kampione sa i përket reformave në sundimin e ligjit. Parlamenti i Kosovës ka pasur një progres duke miratuar 84 ligje, nga të cilat 18 marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, ligjvënësve iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se marrëveshjet me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Këto marrëveshje me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe konfirmojnë orientimin e palëkundur të Kosovës që të bashkëpunojë sa më thellë me BE-në drejt fazave të ardhshme deri në stacionin e fundit që është a anëtarësimi jonë i plotë në këtë institucion të vlerave të drejtave të njeriut, demokracisë që është Bashkimi Evropian”, tha ai.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, foli ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili adresoi kritika karshi BE-së për liberalizimin e vizave.

“Aplikacioni ka për synim që të jetë lart në agjendë, sepse Kosova për një kohë të gjatë është lënë prapa në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, po ashtu është injoruar në procese që ka kaluar rajoni, përkundër që ka popullin më pro-evropian. Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar te të gjitha pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe tash jemi vendi i vetëm që i nënshtrohemi regjimit të vizave. Përpjekjet për të lidhur këtë proces me ETIAS janë të padrejta, jo-fer dhe të paarsyeshme”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përsëriti se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave derisa pati edhe një porosi për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sa më shumë që Kosova përmbushë MSA-në, aq më pranë do të jetë Bashkimit Evropian. Ky takim i sotëm është mundësi për të vlerësuar punën që është bërë në suaza të kësaj marrëveshjeje… Ne inkurajomë Kosovën dhe Serbinë që të jenë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të çojnë atë përpara pa vonesë. Është me rëndësi që të përmbushen dhe zbatohen të gjitha obligimet e mbetura nga marrëveshjet e kaluara. Sa i përket liberalizmit, ne e dimë se qëndrimi i Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar – Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Jam i lumtur se pas votës në dobi të kësaj, kjo çështje është trajtuar në mënyrë aktive gjatë Presidencës Çeke”, tha ai.

Takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë do të vazhdojë nesër.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se i rrëzoi 83 dronë ukrainas, teksa raketa ruse godet Odesën

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë
Si krijojnë uraganet stuhi shkatërruese?
Hamza takon emisarin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?