By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE
Ballina 1Gjeopolitikë

Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 6:40 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perendimor.

Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat e Bashkimit Evropian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0′. Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.  I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perendimor Michael Sarazin, tha se  Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.

BE duhet të mbajë premtimet

“Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t’i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t’u jepet shansi që t’i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të  përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë  statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai.

Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila “mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.

BE dështoi në rastin e Kosovës

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon.

“Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha poashtu se dialogu ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të  mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

Deklarata e përbashkët

Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Evropian,  nënvizuan se ata janë “dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”.

“Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jo miqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri”. Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimarrëse. Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Liderët e Ballkanit dhe Evropës: Së bashku në rendin e ri botëror

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Osmani: Pres balancë nga BE, Kosova nën masa e Serbia jo

Osmani në kuadër të samitit në Tiranë do të zhvillojë takime bilaterale

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Analistët: Drafti i Asociacionit nuk shkon në Kushtetuese para zgjedhjeve

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Starmer dhe Macron duan të ndryshojnë qëndrimin e SHBA-së ndaj sulmeve thellë në Federatën Ruse
Shkup: Afera në Onkologji zbeh besimin në shëndetësinë publike
Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin ‘zgjidhje’ për vendin
Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?