By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit
Rajon / Botë

Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 9:53 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Deputeti dhe kryetari i Komisionit Parlamentar Evropian për Bashkëpunimin me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, tha të premten në Podgoricë se Mali i Zi ka nevojë për dialog të gjerë të spektrit politik.

“Evropa po i shikon ngjarjet dhe po shpreh shqetësim dhe kjo do të thotë se situata është e rëndë “ tha ai. Ai shtoi gjithashtu se Malit të Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme. “Ka dy zgjidhje për këtë, ose mazhorancë e re, ose zgjedhje”, tha zoti Bilçik në një konferencë për media.

Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit, tha deputeti evropian, në një referencë për ndryshimin e Ligjit për Presidentin me propozimin e Frontit Demokratik pro-rus.

Ndryshimi i Ligjit për Presidentin e Shtetit nga parlamenti ditët e fundit, është cilësuar si jokushtetues nga juristët dhe sektori joqeveritar.

Ndryshimet e miratuara parashikojnë, që nëse presidenti i vendit nuk propozon mandatar për formimin e qeverisë, atëherë mandatin e merr një kandidat që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve. Kjo do t’i mundësonte kandidatit me shumicë të ngushtë prej 41 deputetësh, Miodrag Lekiç, të formonte qeverinë e re malazeze.

Edhe ambasadorët e Kuintit një ditë më parë shprehën shqetësim për situatën politike në Mal të Zi duke theksuar se po “i ndjekin me shqetësim zhvillimet politike”.

Në një deklaratë të përbashkët ata theksuan se “institucionet demokratike, institucionet e shtetit ligjor dhe respektimi i Kushtetutës, me të cilat duhet të harmonizohen të gjitha aktet ligjore, janë kushti themelor që Mali i Zi të funksionojë me efikasitet, si shtet i qëndrueshëm demokratik”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që, si prioritet, të ndërmarrin hapa drejt një dialogu gjithëpërfshirës dhe, në mirëbesim, të heqin pengesat politike, për krijimin e një Gjykate Kushtetuese funksionale dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme ,” shprehen ambasadorët e Quintit.

Me 20 shtator presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi propozimin që Miodrag Lekiç, kandidat i partive që miratuan ndryshimet, të jetë mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa hodhi propozimin që të shkurtohet mandati i parlamentit aktual, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Mali i Zi është me qeveri teknike që nga muaji gusht kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq, pak pasi ai nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja nxiti përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj takohet me ambasadorin Westerlund: Kosova aspiron të jetë pjesë e NATO-s

Kosova Times Kosova Times September 19, 2022
Kryeministri i Irlandës sot do t`i takojë krerët e shtetit të Kosovës
Stjuardesat zbuluan se cila ndenjëse në aeroplan duhet të shmanget
Blonden: Belgjika do të vijojë mbështetjen e Kosovës në integrimin evropian
Trump zgjodhi edhe kreun e ri të CIA-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?