By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si maniaku sadist moskovit vrau dhe përdhunoi gra për vite me radhë (+18)
June 19, 2025
Sanders: Netanyahu nuk është president i SHBA-së, ai nuk mund të përcaktojë politikën tonë
June 19, 2025
June 19, 2025
June 19, 2025
Moti sot në Shqipëri
June 19, 2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
June 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell konfirmon se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell konfirmon se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun
Ballina 1Lajme

Borrell konfirmon se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 6:26 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan.

“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell në Gjermani, ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të G7-s.

Shefi i diplomacisë së BE-së po ashtu tha se në ditët në vijim do të analizojnë komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi dhe se shpreson se ky “do të jetë një përparim dhe hap para në këtë proces”.

Borrell po ashtu falënderoi Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen në zhvillimin e këtij plani.

Ekzistimi i planit franko-gjerman u diskutua në Berlin më 3 nëntor nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen konfirmoi se ky plan tani është i “integruar në procesin e dialogut”.

Megjithatë, për planin franko-gjerman nuk ka informacione të shumta. Ekzistenca e tij është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 8 tetor, Vuçqi tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.

Ai shtoi se Serbia “po poshtërohet edhe më shumë dhe nuk do të detyrohet që ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por duke mos reaguar për këtë, sipas tij, do të ishte një pranim i heshtur. Siç tha Vuçiq, kjo është e papranueshme për Serbinë dhe shtoi se ishte e papërgjegjshme dhe joserioze që të refuzohej plani franko-gjerman.

Mediat në Kosovë po ashtu kanë raportuar se plani franko-gjerman aktualisht nuk parasheh që Serbia ta njohë Kosovën, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Kosova kërkon që ky proces të përfundojë me një marrëveshje që do të kishte edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Moti sot në Shqipëri

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

LVV në Prizren akuzon qeverisjen lokale për favorizim të OJQ-ve

Marrëveshja për ndërtimin e urave mbi Ibër, Kurti: Ura që bashkojnë qytetin

Propaganda ruse në Ballkan, synon destabilizimin e rajonit, si dhe Kosovën

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Komisioni Evropian do të zgjasë periudhën e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit

Kosova Times Kosova Times October 11, 2022
Duka: Synim i Shqipërisë është kualifikimi në Botëror
Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritët t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme
Lufta Izrael-Iran: Çfarë ndikimi mund të ketë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?