By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Di Bella: Rritja ekonomike deri në 3%, FMN kundër prekjes së TRUST-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Di Bella: Rritja ekonomike deri në 3%, FMN kundër prekjes së TRUST-it
Ballina 1Lajme

Di Bella: Rritja ekonomike deri në 3%, FMN kundër prekjes së TRUST-it

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 1:48 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën udhëheqjen e z. Gabriel Di Bella, zhvilloi një vizitë në Prishtinë nga 25 tetori deri më 4 nëntor, në kontekst të konsultimeve në kuadër të Nenit IV për vitin 2022.

Në përmbyllje të vizitës sot është mbajtur konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, tha se lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë të vështirë dhe sfiduese për Evropën dhe Kosova nuk bën përjashtim në këtë situatë.

Ai ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë prej dy deri në 3%, kurse për vitin 2023 do të jetë prej 3% deri në 4 %.

“Si pasojë e luftës në Ukrainë janë ngritur çmimet në Kosovë dhe për pasojë rritja ekonomike në Kosovë është ngadalësuar, për këtë qeveria ka marrë një sërë programesh që kanë pasur qëllim zbutjen e goditjes nga çmimet, nga kjo janë rritur edhe kostot e investimeve”, tha ai.

Për sektorin financiar, Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, tha se Kosova sistemin financiar të mirë kapitalizuar. Sipas tij në vitin që vjen do të kemi ulje të çmimet të mallrave. “Kosova do të përfitojë nga kjo ulje dhe aktiviteti ekonomik do të rritet”, tha ai. Për buxhetin e vitit 2023, ai tha se është buxhet i mirë dhe se qeveria do të ndihmojë. Sipas tij rritja ekonomike e Kosovës do të jetë mbi 3 %. Ai ka kërkuar që të implementohen rekomandimet që i ka dhënë FMN për Kosovën. Di Bella bëri me dije se FMN është kundër prekjes së mjeteve të TRUST-it. Edhe për humbjet e energjisë elektrike, që tani është 18%, tha se duhet të merren veprime.

Sipas tij duhet të finalizohet puna në ligjin që rregullon pagat publike, me synimin që zbatimi i tij të fillojë më 2023.

Ai ka thënë se me ngadalësimin e rritjes dhe shtrëngimin e kushteve financiare, Banka Qendrore
(BQK) duhet të forcojë me tutje monitorimin e kreditimit dhe likuiditetit të bankave.

Murati: Projeksionet e Qeverisë për rritje ekonomike janë 5.5%

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, theksoi Kosova ka pasur performancë pozitive dhe shpenzime më produktive.

Murati theksoi se Kosova ka menaxhuar edhe borxhin publik. Për rritjen ekonomike, ai tha se projeksionet e qeverisë janë për 5.5 % rritje. ‘Shpresoj që të kemi rritje të eksporteve që tani janë në një trend të theksuar pozitiv. Në buxhetin e vitit 2023 kemi adresuar të gjitha hendeqet, qoftë për buxhet për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë etj.”, tha Murati.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

OEK i bën thirrje pezullimit të vendimit të ZRRE-së për të gjitha bizneset

Kurti uron 4 Korrikun: Qoftë e përhershme aleanca Kosovë-SHBA

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Votimi për largimin e kryetarëve – zgjedhje apo referendum?

Kosova Times Kosova Times September 7, 2023
Duke humbur 84% të eksporteve evropiane, Gazprom vendosi të sponsorizojë një klub futbolli në Hungari
AKB: Mbi një milion euro po shpenzojnë kosovarët për fundjavë në Greqi
Aktakuzë për veprën penale: Krim i luftës kundër popullsisë civile
Kush po ju shërben interesave serbe në Kosovë?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?