By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje
February 1, 2026
Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
February 1, 2026
Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet
February 1, 2026
Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë
February 1, 2026
I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kisha katolike: Shpopullimi i Shqipërisë problem dramatik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kisha katolike: Shpopullimi i Shqipërisë problem dramatik
Ballina 2Rajon / Botë

Kisha katolike: Shpopullimi i Shqipërisë problem dramatik

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 9:30 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri, drejtuesit e kishës katolike, shprehën të premten shqetësim për fenomenin e shpopullimit, si pasojë e një emigrimi në rritje. Një problem që ipeshkvijtë e Shqipërisë shprehen se “po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë”.

Në një deklaratë të lexuar nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, theksohet se “situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”. Sipas tyre e gjitha kjo ka sjellë “një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale, dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.

Deklarata thekson se ngritja e zërit nga ana e klerit katolik synon që të gjenden rrugët “për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.

Drejtuesit e Kishës katolike i bëjnë thirrje “mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe” ndërsa ngrenë me shqetësim disa pyetje. “Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajë këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”.

Sipas deklaratës së ipeshkvijve të Shqipërisë “është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Jemi të gjithë bashkëpërgjegjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”, nënvizojnë drejtuesit katolikë që nga ana e tyre shprehin “gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim”.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

GRABITJE FILMI: Hajdutët hynë në muze, u larguan me thesare ari disa milionë euro…

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Rusia me përqasje ‘hibride’ për të shtuar praninë në Arktik
Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin sindikal policor
Slobodna Dalmacija shkruan se presidenti i Serbisë de facto e njohu Kosovën
MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?