By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Osmani udhëton në Emiratet Arabe, do të merr pjesë në Samitin Botëror
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari Tutuli, raporton para anëtarëve të KGjK për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kryetari Tutuli, raporton para anëtarëve të KGjK për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale
Lajme

Kryetari Tutuli, raporton para anëtarëve të KGjK për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 2:18 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli, në takimin e radhës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka paraqitur raportin për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale dhe raportin statistikor për muajin gusht, shtator dhe tetor 2022.

Para anëtarëve të KGjK, kryetari Tutuli, fillimisht paraqiti sfidat dhe problemet me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale që nga funksionalizimi, me theks të veçantë numrin e vogël të gjyqtarëve të angazhuar dhe stafin administrativ dhe profesional e angazhuar në gjykatë.

Sa i përket raportit statistikor të Gjykatës Komerciale, kryetari Tutuli paraqit të dhënat për Dhomat e Shkallës së Parë, përkatësisht secilin departament veç e veç, dhe për Dhomat e Shkallës së Dytë.

Sipas raporteve statistikore Gjykata Komerciale që nga fillimi i punës, 1 gusht 2022 deri më 31 tetor 2022, lëndë të trashëguara nga të gjitha Gjykatat Themelore ka të evidentuara 6.621, lëndë të pranuara janë të evidentuara 939 të reja, lëndë të përfunduara janë të evidentuara 320, ndërsa kanë mbetur në punë 7240 lëndë. Dhomat e Shkallës së Dytë nga Gjykata e Apelit, kanë trashëguar 1.467 lëndë, ka pranuar 265 lëndë të reja, janë përfunduar 231 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara 1.501 lëndë.

Tutuli, para anëtarëve të KGjK-së, ka theksuar se edhe përkundër faktit se gjykata është duke funksionuar me kapacitete jo të plota, me vetëm 50% të pozitave të plotësuara, bazuar në këto statistika dëshmohet fakti se ekziston vullnet i gjithë stafit të gjykatës që proceset gjyqësore të zgjidhen në kohën sa më të justifikueshme, pasi shkalla e efikasitetit për këtë periudhë raportuese është rreth 30% në Dhomat e Shkallës së Parë dhe mbi 50% në Dhomat e Shkallës së Dytë, ndërsa shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij dhe gjyqtarëve të gjykatës, që pavarësisht problemeve me të cilat është duke u ballafaquar gjykata aktualisht, do të angazhohen në rritjen e efikasiteti dhe efektivitetit të punës së gjykatës, si dhe rritje të transparencës dhe llogaridhënies.

Raporti i punës së funksionalizimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës u miratua nga anëtarët e KGjK-së, duke u theksuar se KGjK, do të jetë e përkushtuar në mbështetje të vazhdueshme të funksionalizimit të plotë të Gjykatës Komerciale, me qëllim të plotësimit të të gjitha kushteve për zhvillimin me sukseset të punës zyrtare, ndërsa u kërkua që të rishikohet edhe programi i trajnimit për gjyqtarët e Gjykatës Komerciale, si dhe u kërkua që me rastin e trajtimit të çështjeve gjyqësore të veprohet sipas Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, Efikasiteti dhe Prioritizimi i lëndëve brenda Sistemit Gjyqësor, si dhe bazuar edhe në opinionet e Komitetit Këshillëdhënës për Etik Gjyqësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot moti kryesisht me diell

Kosova Times Kosova Times August 14, 2023
Pronarët e numrit të telefonit “të përhumbur” në Ballkan vdiqën me vdekje të tmerrshme
Shahini e PSD-së nis fushatën nga një banesë me qira
25 monumente arkitekturore të dëmtuara në Odessa pas granatimeve ruse
Ftesa e Borrellit për takim, Kurti: Javën e ardhshme ia jap përgjigjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?