By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar
June 9, 2025
Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Financime për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Financime për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Financime për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/05 at 9:43 PM
Kosova Times Published November 5, 2022
Share
SHARE

Ministria e Kulturës në Shqipëri po mbështet financiarisht rreth 40 projekte restaurimi të monumenteve në disa qytete historike. Në Gjirokastër modeli i ri i bashkëfinancimit me pronarët ka gjetur interes për të shpëtuar shumë shtëpi karakteristike që rrezikojnë të shemben. Pronarët thonë se po nxiten për investime nga zhvillimi i turizmit, por po përballen me kostot e rritura të ndërtimit.

Në një lagje historike të Gjirokastrës që quhet “Pazari i Vjetër “ në ansamblin e shtëpive karakteristike njëra prej tyre po restaurohet. Financimi mbështetet nga një model i ri bashkëfinancimi mes sipërmarrësit dhe Ministrisë së Kulturës. Mbështetja shtetërore për 40 projekte të tilla në Shqipëri sigurohet përmes granteve falas me një vlerë nga 10 mijë deri në 50 mijë dollarë për secilin.

Maringlen Ligu që ka përfituar nga financimi thotë se kjo është një ndihmë e madhe pasi shumë pronarë shtëpish të vjetra në Gjirokastër janë në vështirësi për financime dhe shtëpitë rrezikojnë të shemben.

“Çdo lloj bonusi si edhe ky është ndihmues pasi nuk e ke menduar dhe të del para për shumë gjëra të papritura siç janë çmimet që janë rritur që nuk i prisnim. Kur kam filluar punimet çmimet ishin normale siç kanë qenë përpara, ndërsa tani janë rritur 30-40% dhe kjo të nxjerr jashtë nga parashikimet për investimin që bën”, thotë ai.

Maringleni punoi familjarisht për 25 vite në Selanik në sektorin e turizmit dhe u kthye pas periudhës së pandemisë për të restauruar këtë shtëpi dhe për ta kthyer në bujtinë. Shtëpia një vit më parë ishte në gjendje tejet të degraduar dhe madje një rrëshqitje masive e terrenit rrezikonte edhe zonën përreth.

Maringleni thotë se u nxit për t’u kthyer nga emigrimi nga ecuria e turizmit në Gjirokastër që vit pas viti e shikonte se po shënonte rritje.

“Unë jam marrë me turizëm. Kjo ka qenë puna ime dhe jashtë shtetit, në një restorant turistik në një zonë detare të Selanikut. Duke parë që turizmi po rritej në Gjirokastër mendova pse mos të kthehesha, të investoja këtu dhe të isha pranë familjarëve, të afërmve dhe qytetit tim.”

Mijëra të rinj po emigrojnë nga Shqipëria drejt vendeve evropiane dhe Gjirokastra ka treguesit, ndër më të lartit, ku rreth 1500 deri në 2000 banorë lënë çdo vit zonat e qarkut, i cili përfshin edhe Përmetin dhe Tepelenën.

Emigracioni është i vështirë, thotë Maringleni që e ka provuar atë për 25 vite.

“Të gjithë ata të rinj që ikin e fillojnë tani emigracionin. Nuk e dinë se si është, apo se si ka qenë. Mund të shikojnë një emigrant që ka 20-30 vjet dhe u duket se do shkojnë se do kenë të njëjtën përvojë, të njëjtën të ardhme. Është shumë i vështirë emigracioni, do shumë vite të përshtatesh.”

Në Drejtorinë e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër inxhinieri Vaso Polo thotë se bonusi i rrjetëzimit ka gjetur interesim nga qytetarët, por nevojat për financime janë të mëdha.

“Ky bonusi i rrjetëzimit, i cili ndahet në dy përbërës një për rrjetëzimin e objekteve që mund të kthehen në bujtina dhe tjetri për fasadat e godinave që mund të mirëmbahen ka ngjallur interesin e qytetarëve”, thotë zoti Polo.

Rreth 400 monumente kanë problematika dhe kërkojnë ndërhyrje restauruese apo mirëmbajtjeje në qytetin që u pranua në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s 17 vite më parë.

“Ka rreth 400 objekte që janë me problematika që kërkojnë ndërhyrje patjetër . Shteti nuk mund t`i bëjë dot të gjitha. interesimi i qytetarëve është dhe do të jetë akoma dhe më i madh në të ardhmen. Duke parë ecurinë e këtij bonusi them se do vijojë të rritet interesi i qytetarëve”.

Mbështetja për fiancime për monumentet e kulturës është ende e vogël por Ministrja shqiptare e Kulturës Elva Margariti thotë se modele të tilla bashkëpunimi janë për t`u vlerësuar.

“Gjirokastra ashtu si Berati ka 10 aplikantë fitues nga bonusi i rrjetëzimit. Në gjithë territorin e Shqipërisë kemi 41 projekte dhe është një përqindje shumë e mirë. Kjo na bën të bindemi që titulli UNESCO nuk është thjesht një dekoratë e hedhur mbi supe, por tashmë është përqafuar nga gjithë banorët. Është kuptuar se vlera e shtuar e të qenit qytetarë të një qyteti UNESCO do të thotë edhe një kontribut i qytetarëve për të ruajtur vlerat e pasurisë botërore.”

Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është një nga mbështetëset më të mëdha të sektorit turistik, i cili në disa qytete historike po merr rritje të shpejtë.

Ndërkohë ai përballet dhe me sfidat e shërbimeve më cilësore për turistët dhe me mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të cilat rrezikojnë të zhduken nga degradimi i kohës apo mungesa e financimeve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times November 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Porno filmat i shuajnë karrierën deputetit të SPS-së gjatë seancës për Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 7, 2023
Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit
Kjo erëz e lirë dhe e fuqishme bën mrekulli kundër parazitëve: Merreni me stomakun bosh dhe shpëtojeni veten nga sëmundja
Lajçak fton në takim trilateral në nivel të kryenegociatorëve
Kurti: Po punohet për të garantuar furnizim me energji elektrike dhe ujë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?