Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se plani franko-gjerman “fillon nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës tashmë është një çështje e kryer”, por se Serbia nuk mund ta pranojë këtë.
“Ne duam të flasim dhe gjatë gjithë kohës tregojmë se jemi konstruktiv, kemi propozime për kompromis, por nuk mund t’i bëjmë ato marrëveshje nga e para”, tha Daçiç për Veçernje Novosti të Beogradit.
Ai përkujtoi se konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ishte se propozimi ishte i papranueshëm dhe se të gjithë votuan “pro”. “Nuk na jep mundësi të flasim, sepse për ne është e papranueshme baza nga e cila nis që Kosova është shtet i pavarur. Dhe kjo, nëse do ta njihni apo jo në kuptimin formal, por do të pajtoheni që Kosova është anëtare e OKB-së, është shumë e vështirë për ne”, tha Daçiq.
I pyetur për sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se duhet parë se çfarë është në interesin më të mirë të Serbisë.
“Unë kurrë nuk kam thënë – rroftë Rusia. Pse të mos mbahemi nga ana tjetër nëse do të ofrohet? Por kjo nuk mund të jetë pika e parë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe pika e dytë është pranimi i Kosovës në OKB dhe Këshilli i Evropës. Kush do ta pranonte këtë?”, pyeti Daçiq.
Ai gjithashtu deklaroi se për momentin nuk ka propozime për Beogradin për të menduar dhe thotë se qëndrimi në lidhje me sanksionet duhet të rishqyrtohet.
“Ata nuk kanë ofertë politike. mendojnë se do ta zgjidhin me financa dhe as atje nuk janë bujarë, madje as me rastin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Daçiq. /Kosovatimes/