By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit
February 7, 2026
Francesca Lollobrigida i sjell Italisë medaljen e parë të artë
February 7, 2026
Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit
February 7, 2026
Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet
Ballina 1Lajme

Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 9:01 PM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale, derisa shtoi se ka mundësi që tensionet të rriten.

Hill ka potencuar se ShBA-ja i bashkohet BE-së duke i bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që t’u kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, raporton N1.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill për N1.

Ai tha se ShBA-të i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që “të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Hill. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Ambasadori Dugolli pret Haradinajn, Rexhepin dhe Kamberin në Uashington

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses

Kosova Times Kosova Times September 17, 2025
Drejtoresha e FMN-në: Normat e interesit nuk bien para 2025-ës
Digjet një fabrikë e mobilieve në Suharekë
Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj Grubit e Bexhetit pasi SHBA-ja i futi në listën e zezë
Pse shtetet po e ndalojnë TikTok-un?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?