By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut
Ballina 2Sport

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 4:04 PM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Loriana Kuka ka fituar edhe një medalje të bronztë në garat e nivelit Grand Slam, që janë prej më të vlerësuarave në xhudo. Të dielën, Loriana garoi në kategorinë deri 78 kilogramë në Grand Slamin në Baku të Azerbajxhanit. Për medalje të bronztë e mposhti britaniken Emma Reid, që ishte bartësja e pestë. Loriana ishte bartësja e shtatë. Ndaj Reidit fitoi me mbërthim në kohën shtesë. Aksioni i saj ishte impresiv. Xhudistja kosovare e nisi ditën me fitore ndaj gjermanes Teresa Zenker. Me të është përballur për herë të parë, ndërsa fitoi me “Ippon”.

Në çerekfinale, Loriana e kaloi holandezen Guusje Steenhuis, që ishte bartësja e dytë. Steenhuis është garuese me përvojë, me dy medalje botërore dhe shumë evropiane. Ndaj saj Loriana kishte dy humbje në të kaluarën. Por realizoi dy aksione për uazari dhe për fitore të madhe. Në gjysmëfinale, xhudistja pejane kishte përballë një holandeze tjetër, Natascha Ausma. Ausma realizoi herët hedhje për uazari. Më pas Kuka kërkoi përmbysjen, por pa sukses. Ausma pësoi dy dënime, kurse Loriana Kuka në fund protestoi, duke pretenduar se holandezja është dashur të dënohet për herë të tretë për dalje nga tatami. Por gjyqtari mendoi ndryshe dhe kështu Ausma kaloi në finale, ndërsa Kuka mbeti të luftoi për medalje të bronztë, të cilën më pas edhe e fitoi. Me Ausman, Loriana ka pesë humbje tashmë. Ajo ishte bartësja e gjashtë.

Me britaniken Reid, Loriana ka tri fitore. Të gjitha kundërshtaret e xhudistes kosovare ishin lartë të renditura. 25-vjeçarja Kuka para dy javësh fitoi medalje të bronztë edhe në Grand Slamin në Abu Dabi. Janë këto dy sukseset më të mëdha të Lorianës në këtë vit. Ajo po kthehet gradualisht në nivelin më të lartë pas telasheve që i kishte me lëndime.

Në Baku medalje të bronztë ka fituar edhe Nora Gjakova, të premten. Nora e Loriana ishin xhudistet e vetme të Kosovës që garuan në këtë garë.

You Might Also Like

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron: Duam paqe në Ukrainë, por jo një paqe që do të ishte kapitullim

Kosova Times Kosova Times November 25, 2025
“Vrasës, përdhunues, hajdut recidivist” futen në njësitë ushtarake elitare të Shoigu
“Oaza e paqes” e të mbijetuarave të përdhunimeve në Bosnjë
Parashikimi i motit në Shqipëri
Dokumente të rrjedhura: BIA planifikon të sigurojë pajisje përgjimi komunikimesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?