By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
May 21, 2025
Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
May 21, 2025
Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar
May 21, 2025
Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?
May 21, 2025
Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbët në veri: Nuk duam tjetër shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serbët në veri: Nuk duam tjetër shtet
Ballina 1Lajme

Serbët në veri: Nuk duam tjetër shtet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/06 at 2:23 PM
Kosova Times Published November 6, 2022
Share
SHARE

Në Mitrovicën e Veriut të dielën është mbajtur një protestë – e thirrur nga Lista Serbe – për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ajo ka njoftuar më herët se protesta po organizohet për të treguar “unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre”.

Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin, në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, mirëpo ka kërkuar shtyrje të vendimit për periudhë 12-mujore.

Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa që lëshojnë autoritetet në Serbi.

Çfarë u tha në protestë?

Përveç vendimit për targat, krerët e Listës Serbe kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fjalimin e tij në protestë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar që Asociacioni të formohet, siç është rënë dakord në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Rakiq u ka bërë thirrje protestuesve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”.

Ai ka përsëritur se ata “mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.

Një ditë më parë, Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Disa protestues serbë në veri.

Igor Simiq nga Lista Serbe – i cili, po ashtu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës – ka thënë se i është dhënë një mundësi dialogut në Bruksel, mirëpo nuk duan të jenë më “front” për autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë pritur dhjetë vjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Simiq, më pas, i ka ftuar të pranishmit në protestë që të përshëndesin nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, i cili aktualisht është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në krim të organizuar ndërkombëtar.

Atë e kërkon edhe Kosova, pasi autoritetet e drejtësisë e lidhin emrin e Radoiçiqit edhe me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq.

Fjalime në protestë kanë mbajtur edhe punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe gjyqësorit të Kosovës.

Ata i janë drejtuar turmës me mesazhin se janë kundër “shkeljes së të drejtave elementare”, se nuk do të lejojnë “përzënien nga këto zona”.

Zyrtarë të institucioneve të drejtësisë kanë thënë se nuk do të punojnë më për institucionet e Kosovës.

Sipas tyre, protestat po mbahen për të parandaluar “autoritetet e Kosovës që t’i ndajnë nga Serbia”.

Pamje tjetër nga protesta e 6 nëntorit në veri.

Një ditë më parë, më 5 nëntor, në komunat veriore, ftesat për protesta janë vendosur në hapësira të ndryshme publike.

Në këto ftesa, qytetarëve u është bërë thirrje që të vendosin flamurin e Serbisë në pronat e tyre private, pasi flamujt të tillë veçse janë vendosur në hapësira publike.

Policia e Kosovës ka thënë përmes një komunikate se është njoftuar për protestën e 6 nëntorit dhe se ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Megjithatë, ekipet e Radios Evropa e Lirë në terren nuk kanë parë zyrtarë policorë me uniforma të policisë.

Kjo protestë vjen një ditë pasi përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës: Qeveria, Kuvendi, pushteti lokal, gjyqësori dhe policia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, në anën tjetër, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje.

Plani për targat

Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje

Keller-Sutter: Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarë

Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj Afrim Veliut

Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri

Policia konfiskon armatim dhe substanca narkotike në veri

Kosova Times November 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
BE-ja thërret konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë
Publikon fotografi në 2022 me pushkë gjuetie, shoqërohet në polici
Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit
Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startupeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?