Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se kryetarët e komunave me shumicë serbe, që dhanë dorëheqje, i kanë tradhtuar qytetarët e tyre.
Përmes një cicërime në twitter, Vela, thekson se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.
”Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar Vela. /Kosovatimes/
#Serbia’s illegal structures in #Kosovo never were/will be legal and legitimate representatives of K-Serbs.
Only elections according to 🇽🇰 constitution & laws produces legal and legitimate representation.
Mayors of 4 municip. who resigned betrayed the citizens in those municip.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2022