By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: EULEX: Nuk kemi marrë përgjegjësitë policore në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > EULEX: Nuk kemi marrë përgjegjësitë policore në veri
Ballina 1Lajme

EULEX: Nuk kemi marrë përgjegjësitë policore në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 5:32 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë policore në veri të Kosovës, pavarësisht që këshilltarët e lartë policorë të këtij misioni janë të vendosur në Drejtorinë Rajonale policore në veri.

Kështu thuhet në një përgjigje të këtij misioni për Radion Evropa e Lirë.

“Këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it janë të vendosur në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut dhe po ofrojnë këshilla për këtë drejtori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ky mision thotë se ka rritur patrullimet në veri të Kosovës.

“Njësia e formuar e Policisë së EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, ka shtuar më tej patrullat e saj të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen për situatën”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

“Nëse është e nevojshme, Misioni mund të vendosë një njësi policore shtesë, të formuar nga rezerva, për të rritur më tej numrin e forcave të saj në terren dhe kapacitetin operacional”, theksohet në përgjigje.

Po ashtu, EULEX-i thotë se është duke e monitoruar nga afër situatën për Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate se ka pasur paraqitje të dorëheqjeve në veri.

Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kapacitet për menaxhim të situatës dhe do të veprojë në përputhje me autorizimet ligjore për të garantuar sigurinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 6 nëntor se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.

EULEX thotë se është mekanizmi i dytë reagues i sigurisë në Kosovë, dhe se është në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, si përgjegjëse e parë për sigurinë, dhe KFOR-in, si përgjegjës i tretë, dhe se do të angazhohet “vetëm me kërkesën eksplicite të PK-së”.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjukanoviq per Abazoviqin: “Ai e feston tradhtinë e lartë si një vepër, tallet me sensin e përbashkët të malazezëve”

Kosova Times Kosova Times August 3, 2023
Nuk ka fitues në “Parc des Princes”, “shtyhet” festa e titullit për PSG-në
Media franceze “Le Figaro”: Shqipëria – zbuloni destinacionin e ri turistik në zemër të Evropës
Pse liderët botërorë takohen në Kombet e Bashkuara
Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?