By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Tabelat vetëm shkak, asociacioni është qëllim dhe pasojë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Tabelat vetëm shkak, asociacioni është qëllim dhe pasojë!
Lajme

KMDLNj: Tabelat vetëm shkak, asociacioni është qëllim dhe pasojë!

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 1:04 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Pas takimit të Listës Serbe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u vendosë që serbët, fillimisht të katër komunave veriore të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Tërheqja e tyre ishte paralajmëruar më herët dhe ishte përdorur si mjet kërcënimi dhe shantazhi për përmbushje të kërkesave të tyre. Preteksti ishte vendimi i qeverisë së Kosovës për zgjatje të afatit të zëvendësimit të targave ilegale përmes një procesi të përshkallëzuar, fillimisht me fletë qortimi, pastaj me gjoba 150euro dhe së fundi me konfiskim të tabelave ilegale.

Sipas KMDLNj -së, afati përshkallëzues i qeverisë së Kosovës i afrohej afatit të kërkuar nga ShBA-a dhe BE-e prej 10 muajsh, me përjashtim se ndërkombëtarët kërkonin me këmbëngulje që ky afat të mos kushtëzohet me asnjë veprim ndëshkues.

KMDLNj -ë vlerëson se vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertim të përshkallëzuar të tabelave, ndonëse ligjërisht i pakundërshtueshëm, nuk ka qenë i duhuri aq më parë që ndërmjetësuesit kanë kërkuar shtyrje të afatit për 10 muaj.

“Qeveria, ose është dashur të pranojë këtë shtyrje të afatit duke kërkuar garanci me shkrim, ose është dashur të mos e shtyjë për asnjë ditë të vetme. Realisht, është e qartë që largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës ka qenë i planifikuar mirë dhe tabelat janë përdorur për të vënë në veprim përshpejtimin e formimit të Asociacionit – Zajednicës e që tani e ka marrë formën e kushtëzimit, si nga Serbia ashtu edhe nga ndërkombëtarët”, thekson KMDLNj.

Sipas tyre tash janë tre kërkesa, kthimi i serbëve në institucione e Kosovës që i kanë lëshuar me vetdëshirë dhe për qëllime politike, shtyrja e pakushtëzuar e afatit për konvertim të tabelave ilegale dhe, si qershizë në tortë, formimi i menjëhershëm i Asociacionit – Zajednices.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, në katër komuna të Veriut duhet të shpallen zgjedhjet, policët nuk mund të kthehen thjeshtë me një vendim politikë për faktin se po krijohet dhe përligjet një precedent i rrezikshëm që përmes shantazhit dhe kërcënimit, mund të arrihen edhe qëllimet politike që e dhunojnë Kushtetutën dhe vet qenien e shtetit të Kosovës. Protesta e organizuar dhe në Mitrovicën e Kosovës, ishte një protestë sikur të ishte organizuar në Serbi, në kohën e Millosheviqit ku mbizotronin vetëm flamujt e Serbisë, ku dhunohej shteti i Kosovës dhe kryeministri i saj dhe ku brohoritej për një shtet, armiqësisht kundër Kosovës – shtetit të Serbisë dhe ky publikisht thuhej se kryetari i tyre është Aleksandar Vuçiq”, thekson KMDLNj.

KMDLNj nuk e ka të qartë nëse këtë e kanë dëgjuar ndërkombëtarët që po insistojnë në formimin e menjëhershëm të Asociacionit – Zajednices, pa e kushtëzuar apo ndërlidhur me njohje reciproke. Vetëm mund ta merrni me mend se si do të sillen udhëheqësit e komunave të përfshira në Asociacion – Zajednicë, kur kompetencat e tyre do të jenë shumëfishë më të mëdha se që i kanë sot?!

“Prandaj, KMDLNj propozon që Asociacioni – Zajednica të formohet sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të bëhet pjesë e Pakos së Marrëveshjes përfundimtare. Propozimi gjerman që qarkullon në media, nëse është i vërtetë për Asociacionin – Zajednicen është propozim plehër që skajshmërisht e dhunon dhe e defunksionalizon karakterin unitar të shtetit duke krijuar të gjitha parakushtet që pas 10 – ve, gjithnjë sipas propozimit franko – gjerman, nëse edhe ky është i vërtetë, për federalizim të Kosovës, me autonomi për serbët në veri dhe një Kuvend të Kosovës të përbërë prej dy dhomave, njëra për shqiptarët, tjetra për serbët kurse pakicat tjera do të përcaktoheshin sipas interesit që e kanë. Pozita aktuale ka përgjegjësinë kryesore të vendimmarrjes shkaku i fuqisë përfaqësuese prej 51 % kurse opozita ka përgjegjësi politike, kombëtare dhe historike të mos kalojë në heshtje këto zhvillime dhe të mos e votojë asnjë vendim apo marrëveshje që e vë në dyshim ardhmërinë e Kosovës. Pozita duhet të jetë shumë më bashkëpunuese me opozitën në mënyrë që të bëhen një zë i përbashkët nëse diçka duhet të pranohet apo të refuzohet. Vetëm në këtë mënyrë humbjet dhe pasojat do të jenë më të përballueshme dhe më të menaxhueshme. Do të ketë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për përballjen midis pozitës dhe opozitës, pasi të shpërndahen retë mbi qiellin e Kosovës që fort e kanë mjegulluar ardhmërinë e qytetarëve që duan të jetojnë në këtë shtet, pa bërë dallime në baza etnike, bindjeve politike, statusit në shoqëri, moshës apo bindjeve fetare”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në Budapest
45 artizanë prezantuan punën në “Panairin Dimëror të Zejtarisë” në Prizren
Haxhiu: Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 euro
Rama ia dhuron ‘Çelësin e kryeqytetit’ ambasadorit Hovenier
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?