By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare përfshinë të rinjtë e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare përfshinë të rinjtë e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë
Lajme

Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare përfshinë të rinjtë e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 11:18 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare.

Me këtë rast, kryeministri u uroi mirëseardhje të rinjve nga mërgata, në vendin e tyre të zemrës dhe njëherit në atdhe, të cilit siç u shpreh ai, vazhdimisht i kemi borxh, mirëpo askush sikur ata nuk ia shpreh dashurinë dhe besnikërinë. Kryeministri shprehu po ashtu edhe falënderimin e tij për angazhimin në kuadër të programit për Diplomaci Publike.

“Duke e ditur që sistemi ynë ka nevojë për dije dhe për përvoja të reja, pjesëmarrja juaj në këtë program nuk është thjesht një përvojë më shumë për ju, por mbi të gjitha është ndihmë e madhe për Kosovën. Një mundësi, pra për të ndërtuar një program të mirëfilltë për transferimin e dijës dhe përvojës tuaj këtu në vendin tuaj amë’’, theksoi kryeministri Kurti.

Mirënjohje të pafund shprehu kryeministri Kurti ndaj mërgatës sonë për kontributin e vazhdueshëm të secilit që ka qenë pjesë kyçe e zhvillimit të Kosovës, ekonomik, shoqëror e politik në çdo kohë.

Diaspora, tha më tej ai, luajti rol qendror në rezistencë ndaj okupimit e në rrugën drejt lirisë. “Profesionistët tanë në diasporë kudo ku punonin u bashkuan e kontribuuan në çlirim. Secila e secili e vendosi në shërbim të çështjes ekspertizën e saj ose të tij profesionale, prej gazetarisë e akademisë, te ndërmarrësia, arti, mjekësia e politika. Shumë nga ta erdhën drejt e në Ushtrinë Çlirimtare, edhe e dhanë jetën nëpër betejat që u zhvilluan asokohe’’.

Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendit. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vitet e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë euro i kanë sjellë bashkatdhetarët tanë si dërgesa në vendlindje. Ndërkaq, investimet janë më shumë se 1 miliard e gjysmë gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit.

Kryeministri Kurti tha se kjo ndihmë është padyshim shprehje e një përkushtimi të pakushtëzuar nga ta dhe se është vizioni ynë që ne të kemi një marrëdhënie më të frytshme dhe një Republikë më dinjitoze, përmes shkëmbimit të dijes e të përvojës mes diasporës dhe atdheut, e përmes lidhjeve mes njerëzve të cilët do t’i ndërmjetësojmë.

Programi për Diplomaci Qytetare, tha ndër të tjera ai, është një nga hapat e parë në këtë vizion dhe siç po e hedhim bashkë këtë hap të tillë do të jenë edhe hapat e ardhshme në sukseset e ardhshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Qyteti serb është bërë kryeqyteti i drogës në Ballkan
Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, temë edhe integrimi evropian
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?