By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Qeveria e përkushtuar në mbrojtje të komuniteteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Qeveria e përkushtuar në mbrojtje të komuniteteve
Ballina 1Lajme

Kurti: Qeveria e përkushtuar në mbrojtje të komuniteteve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 1:17 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, premtoi mbështetje për komunitetet në të gjitha segmentet, në arsim, punësim dhe mbi të gjitha në mbrojtje kundër diskriminimit.

Në hapjen e këtij samiti që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Kurti foli për përmirësimi e gjendjes së komuniteteve në vendin tonë, veçmas për atë të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.

Ai bëri të ditur se për këtë qëllim qeveria ka ndarë bursa për 100 nxënës të këtij komuniteti për studim në Fakultetin e Edukimit, që në të ardhmen të kenë mundësi të japin mësim për fëmijët e të gjitha komuniteteve gjithandej vendit. Veç kësaj, kryeministri Kurti tha se janë ndarë 500 bursa për studentët romë, ashkali e egjiptian edhe për studime tjera.

Tutje, kryeministri Kurti foli edhe për punësimin e komuniteteve, me ç’rast është vendosur të themelohet një mekanizëm për nxitjen, promovimin dhe bashkërendimin institucional të punësimit për komunitetet RAE në institucionet publike, duke mundësuar edhe zbatimin e programit për 100 praktikantë me prioritet për këto komunitete.

Sipas tij, edukimi dhe punësimi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin e motor i integrimit.

“Jam me shpresë që rritja e jonë ekonomike dhe mbështetja e jonë për edukimin do t’i japin rrugë ndryshimeve të gjithmbarshme pozitive, të cilat nuk e përjashtojnë askënd e nuk lënë asnjeri mbrapa”, tha kryeministri Kurti në samitin parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor.

Kurti më tej foli për diskriminimin, që, sikundër tha ai, ngelet në heshtje, nuk raportohet dhe për ta luftuar këtë dukuri, ai njoftoi se është lansuar një mekanizëm, një platformë digjitale për mbrojtje nga diskriminimin për komunitetet romë, shkali, egjiptian, që është lansuar nga Zyra për qeverisje të mirë në kuadër të Kryeministrisë.

Duke inkurajuar pjesëtarët e komuniteteve, kryeministri Kurti ftoi që krahas raportimit ta shfrytëzojnë këtë platformë, sepse kjo do ta lehtësonte rrugën drejt zgjidhjeve të çështjeve të ngritura nga qytetarët tanë, ngase siç tha ai, barazia e qytetarëve është e garantuar në Republikën e Kosovës.

“Duke qenë të barabartë jemi bashkë. E kuptoj që kemi dallime, pranoj dhe afirmoj edhe diversitetin, por duhet ta respektojmë solidaritetin. Jemi solidar me atë që është në betejë që përpiqet për të drejta e liri kundër diskriminimit. Fakti që njerëzit janë të ndryshëm nuk do të thotë që njerëzit nuk janë të barabartë, pikërisht pse jemi të ndryshëm duhet të jemi të barabartë”, tha në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rrusta për deklaratën e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Dy miq të Putinit morën nënshtetësinë finlandeze duke anashkaluar procedurën ekzistuese
Veteranët e luftës në RS kundërshtojnë ligjet e Dodik
Vuçiq: Përderisa nuk më shihni me uniformë ushtarake – është mirë
Clinton: “Në vitin 2011, kuptova se sulmi i Putinit ndaj Ukrainës është vetëm çështje kohe”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?