By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor
Lajme

Mblidhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, diskutohet për situatën aktuale në sistemin gjyqësor

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 5:23 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ku morën pjesë Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Gjykatës së Apelit dhe nën Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në prezencë të partnerëve ndërkombëtarë, diskutoi për mbarëvajtjen e punës në sistemin gjyqësor, posaçërisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj si dhe në Divizionin e Apelit pas dorëzimit të dorëheqjeve nga disa gjyqtarë dhe punonjës mbështetës të komunitetit serb.

Këshilli ka kërkuar nga kryetarët e gjykatave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si autoritete kompetente në kuadër të gjykatave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe të paraqesin në Këshill propozimet e nevojshme për mirë funksionimin e punës në gjykata pa ndërprerje. Të njëjtit janë zotuar se puna në gjykata do të vazhdojë dhe njëkohësisht do të informohet Këshilli me raporte të veçanta për secilin rast.

Këshilli nuk i shqyrtoi dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës në takimin e sotëm pasi që paraprakisht do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit që ndërlidhen me situatën e krijuar.

Këshilli mbetet i përkushtuar që të koordinojë veprimet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Këshilli kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Policia që menjëherë të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe të ofrojnë siguri për punonjësit dhe objektet në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria përballet me zjarre në disa zona

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Fox News arrin marrëveshje me kompaninë Dominion pak para nisjes së gjyqit
Drejtoria kryesore e Inteligjencës njoftoi për zjarrvënien e një avioni ushtarak në Rusi
Gjykata komerciale tejkalon mbi 103 për qind zgjidhjen e lëndëve
AUV-ja largon nga tregu qumështin “Perfetto” që kishte afat deri të dielën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?