By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Prodhimet vendore nuk paguajnë mundin e fermerëve
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mesazhi i Bidenit: Mbështesim Shqipërinë për lidership më të madh në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mesazhi i Bidenit: Mbështesim Shqipërinë për lidership më të madh në rajon
Ballina 2Rajon / Botë

Mesazhi i Bidenit: Mbështesim Shqipërinë për lidership më të madh në rajon

Kosova Times
Last updated: 2022/11/07 at 7:51 PM
Kosova Times Published November 7, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të thellojnë partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe do ta mbështesin atë të marrë rol më të madh lidershipi në rajon.

Kështu thuhet në mesazhin që presidenti amerikan, Joe Biden, u ka dërguar presidentit shqiptar, Bajram Begaj, dhe kryeministrit Edi Rama, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Letra e kreut të Shtëpisë së Bardhë iu dorëzua krerëve të shtetit shqiptar, më 7 nëntor, nga përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield.

“Ne dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej partneritetin tonë strategjik, si dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për një rol më të madh lidershipi në rajon, përmes promovimit të stabilitetit dhe sigurisë energjetike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën. Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë, si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale”, vazhdon letra, ku vlerësohet edhe ndihma e Shqipërisë për strehimin e shtetasve ukrainas dhe atyre afganë.

Edhe ambasadorja Thomas-Greenfield vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.

Ambasadorja vizitoi Shqipërinë më 6 dhe 7 nëntor, ndërsa vazhdon vizitën në Poloni më 8 dhe 9 nëntor.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë qëllimi i këtyre vizitave është përsëritja e mbështetjes për këto dy vende aleate, të vendosura për të punuar së bashku me ShBA-në për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, më 25 shkurt, vetëm një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj.

ShBA-ja dhe Shqipëria me grup pune për sigurinë kibernetike

Në letrën Bidenit përmendet edhe sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërsië.

“ShBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike. Ne kemi dërguar në Tiranë ambasadorin Nate Fick dhe një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë për të asistuar koordinatorin tuaj të ri të sigurisë kibernetike në kuadër të një plani afatgjatë”, thuhet në letrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Prej korrikut të këtij viti, sistemet qeveritare në Shqipëri kanë qënë nën sulmin e hakerave iranianë. Kjo solli bllokim të disa sistemeve dhe ndërprerje të punës së disa institucioneve.

Të dhëna sensitive në lidhje me punonjës të policisë së shtetit apo edhe të Shërbimit Informativ Kombëtar janë duke u shpërndarë prej disa kohësh nga hakerat përmes aplikacionit Telegram.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit janë përkeqësuar ndjeshëm pasi autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) më 2013.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Presidenti Begaj: OKB-ja ta njohë Kosovën

Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga Presidenca për takimin me ambasadoren Greenfield, nënvizohet se presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, nisur nga zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai i kërkoi ambasadores amerikane në OKB, që ky organizëm ta njohë Kosovën.

“Është shumë e rëndësishme që OKB të njohë progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, por edhe për kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore, të pranuar tashmë nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të organizatës”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times November 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E trishtë: Shuhet Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Haradinaj nga Prizreni premton angazhim në mbrojtje të familjes
Ceferin heq dorë nga mandati i katërt, ja arsyeja
Qeveria pranoi se ka kopjuar përvojën e Kinës për të kontrolluar Rusinë
Rama takon deputeten britanike Kearns: Dëshmoi përkrahjen e pakursyer për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?