By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Asociacioni nuk duhet të themelohet nën trysninë e Listës Serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Asociacioni nuk duhet të themelohet nën trysninë e Listës Serbe
Lajme

Analistët: Asociacioni nuk duhet të themelohet nën trysninë e Listës Serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 3:58 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës assesi nuk do të duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nën trysninë e presionit nga Lista Serbe. Kështu vlerësojnë për Radio Kosovën analistët politikë, sipas të cilëve, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë, është procedimi i fillimit të krijimit të statutit për themelimin e Asociacionit.

Qeveria e Kosovës do të duhet të tregojë vullnet politik për të hartuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe atë ta prezantojë para faktorit ndërkombëtar. Duke folur për Radio Kosovën Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, thotë se ky është një hap për t’i dhënë zgjidhje problemit, por assesi nën kërcënimet e Listës Serbe.

“Ky është hapi i parë që qeveria mund ta bëjë si vullnet të mirë politik për t’i dhënë zgjidhje problemit, nuk duhet assesi të bindet prej kërcënimeve që të fillojë krijimin e Asociacionit, sepse kjo mund të jetë e rrezikshme në të ardhmen, sepse në të ardhmen për të arritur diçka ata, gjithmonë mund të na kërcënojnë në mënyrën e njëjtë, me tërheqjen nga institucionet, dhe kjo është absurde. Veprimet që ka bërë Lista Serbe nën dirigjimin e Serbisë janë absurde dhe kjo tregon se komplet çdo individ serb që ka punuar në institucionet e Kosovës e sidomos në pjesën veriore të vendit, kanë qenë dhe janë të dirigjuar nga Serbia, tha Demhasaj.

Ndërsa, analisti politik, Ehat Miftaraj, nga Instituti për Drejtësi, thotë për Radio Kosovën se ShBA dhe BE nuk do të duhej të bënin presion mbi Qeverinë e Kosovës për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në asnjë rrethanë nuk munden që përmes shantazheve siç është rasti i Listës Serbe që t’i arrijnë qëllimet e tyre përmes minimit, cenimit apo shkatërrimit të asaj që është arritur deri më tani përmes marrëveshjes së Brukselit, ku më e rëndësishmja është kalimi i strukturave paralele në struktura të institucioneve të Kosovës në gjyqësi, prokurori dhe polici. Andaj një qasje e tillë, nuk është e bazuar as në mirëbesim dhe as nuk i kontribuon dialogut në të ardhmen”, tha Miftaraj.

Ndryshe, ShBA dhe BE kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe po ashtu u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale.

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri polak: Sinjalet e para se Putini do të hynte në konflikt me Evropën erdhën në vitin 2007

Kosova Times Kosova Times April 25, 2025
Palestra “Shani Nushi” arenë e zjarrtë e basketbollit
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
Rexhepi refuzon takimin me ministrin Demo Berisha: “Jo spektakle politike”
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?