By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 5:16 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Associated Press

Miliona amerikanë kanë hedhur tashmë votat në zgjedhjet e mesmandatit, personalisht ose përmes postës. Ndërsa, miliona të tjerë pritet ta bëjnë këtë sot, e martë, në vendvotimet përkatëse të tyre.

Ja çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në ShBA, që do të vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin amerikan nga janari.

Cilat gara janë në fletëvotime?

Secila ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së është në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit. Në garë është kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit, ndërsa aktualisht ato janë nën udhëheqjen e demokratëve.

Këtë vit, votuesit në shumicën e shteteve gjithashtu do të zgjedhin guvernatorë. Ata do të fillojnë mandatin e tyre në vitin 2024, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale të radhës dhe mund t’i ndikojnë ligjet e zgjedhjeve apo të certifikatave për votim.

Gjithashtu, në zgjedhje po garojnë edhe shumë zyrtarë legjislativë shtetërorë dhe nga autoritetet lokale.

Si bëhet votimi?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë një sistem tejet të decentralizuar të zgjedhjeve, pasi që zyrtarë lokalë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e votimeve dhe numërimin e rezultateve, ndërsa shtetet i certifikojnë ato.

Jo të gjitha shtetet votojnë në të njëjtën mënyrë. Disa votojnë vetëm me fletëvotime përmes postës, ndërsa disa kanë sisteme të përziera mes votave përmes postës dhe atyre në vendvotime. Disa shtete kanë edhe periudha kohore ku qytetasit mund të hedhin votat e tyre para ditës së zgjedhjes.

Sa mund të zgjasë procesi?

Nuk ka ndonjë agjenci federale qeveritare që tregon se kush i ka fituar zgjedhjet menjëherë dhe shtetet e ndryshme i numërojnë fletëvotimet në periudha të ndryshme kohore. Kjo do të thotë se mund të marrë më shumë kohë për ta shpallur fituesin në disa vende. Në kohëzgjatjen e shpalljes së fituesit mund të luajnë rol edhe rregullat e ndryshme se kur bëhen rinumërimet apo balotazhet potenciale.

Disa shtete, si Pensilvania dhe Uiskonsini, nuk i lejojnë zyrtarët t’i numërojnë dhe verifikojnë votat e hedhura përmes postës deri në ditën e zgjedhjes. Ndërsa, disa shtete lejojnë edhe një periudhë kohore edhe pas ditës së zgjedhjes për verifikimin e fletëvotimeve që janë dorëzuar në postë para këtij afati.

Kjo nënkupton se fituesi i secilës garë nuk pritet të zbulohet qysh në natën e zgjedhjeve.

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton për fituesin kur vlerëson se është një fitues i qartë. Por, sipas ekspertëve, asnjë shtet nuk do të publikojë rezultate përfundimtare qysh në natën e zgjedhjeve, gjë që nuk është bërë ndonjëherë në historinë moderne.

Cilat janë rezultatet e mundshme dhe çfarë pasoja mund të kenë?

Demokratët dhe republikanët mund ta ndajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ose një parti mund ta marrë kontrollin e të dyja dhomave. Demokratët e kanë udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve që nga zgjedhjet e vitit 2018, të mbajtura gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Republikanët pritet ta fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve shkaku i zhgënjimit të votuesve me gjendjen ekonomike dhe ndarjen e distrikteve. Dhoma e udhëhequr nga republikanët do ta pengonte agjendën e presidentit Joe Biden.

Ndërsa, kontrolli i Senatit, të cilin demokratët e udhëheqin me një epërsi të vogël, është ende i paqartë. Bëhet fjalë për procese si shtyrja para e legjislacioneve dhe nominimeve presidenciale, si gjykatës apo zyrtarë të kabinetit.

Si shef ekzekutiv, Biden megjithatë posedon fuqinë e vetos, pavarësisht se kush e merr kontrollin e Kongresit.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kaos në front: Komisari ushtarak dërgoi gjysmën e mobilizuar në shtëpi, Putini e zëvendësoi

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
Parlamenti spanjoll miratoi Ligjin për amnisti për separatistët katalonas
Moti në Shqipëri i kthjellët herë pas here me vranësira
Kurti: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?