By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët e kuptuan si sanksionet funksionojnë: Në Alaska, ata e gjetën veten në një problem të papritur
August 17, 2025
Drejtori i shkollës në Pakistan shpëton jetën e 900 nxënësve me reagim të shpejtë
August 17, 2025
Ish diplomati që parashikoi dështimin e Samitit
August 17, 2025
Pse bisedimet midis Donald Trump dhe Vladimir Putin përfunduan kaq papritur
August 17, 2025
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i uzinës së elastikës rritet në 14
August 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Takimi me opozitën ishte shumë i mirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Takimi me opozitën ishte shumë i mirë
Ballina 1Lajme

Kurti: Takimi me opozitën ishte shumë i mirë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 3:35 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, u deklarua për media, pas takimit me liderët e opozitës, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pasi mori pjesë në një ngjarje tjetër, Kurti u pyet nga mediat se si shkoi ky takim me liderët opozitarë.

“Takimi që pata sot me krerët opozitarë ishte takim shumë i mirë dhe ishte njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha kryeministri Kurti.

“Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”.

Kryeministri deklaroi se nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës .

“Koordinimi, komunikimi dhe kontaktet me të gjithë aleatët janë të vazhdueshme dhe nuk është e vërtetë që ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit”, tha Kurti.

Ai foli edhe për braktisjen e takimit nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Për atë se si kush sillet, nuk mendoj se duht t’i lë pa punë analistët nëpër debate”.

Kurti tha se të gjithëjanë të lirë të bëjnë çka të duan, përbrenda ligjit dhe kushtetueshmërisë. “Prandaj nuk ka nevojë që t’i lë pa punë analistët”.

“Nuk është e vërtetë që nuk e dimë se në çfarë rruge jemi duke shkuar, pasi rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë, kushtetueshëmrisë e lirive dhe të drejtave të njeriut edhe të pakicave, është rrugë e paqes dhe sigurisë e cila bëhet në përputhje me mandatin tonë, me vullnetin e popullit dhe në bashkërendim me miqtë dhe aleatët tanë”.

Kryeministri Kurti deklaroi se plani i veprimit është plan i organeve të sigurisë dhe ato bëjnë vlerësimet për veprimet. “Gjithçka është duke shkuar sipas ligjit”.

Kurti u shpreh se sot është dita kur është tejkaluar numri prej 900 fletqortimeve të shqiptuara ndaj qytetarëve që nuk zëvendësojnë targat dhe se një masë e tillë, sipas tij, vazhdon deri me 21 nëntor.

“Më pas do të kalohet te gjobat, sipas ligjit”.

“Unë do t’i ftoj liderët opozitarë të vijnë dhe ky takimi i sotëm ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz”, tha Kurti, duke treguar se ka biseduar edhe për procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel, për dialogun që do të jetë parimor e simetrik dhe po ashtu për modelet me të cilat testohen palët.

Ndërkohë, për takimin e Kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, Zyra e Kryeministrit ka lëshuar edhe një deklaratë për media.

Aty shkruan se kreu i Qeverisë, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë takim me liderët e partive opozitare, e kanë ftuar pas zhvillimeve të fundit në vend, e sidomos në veri të vendit.

Pasi shpjegohet se Kryeministri Kurti në takim ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, paqes dhe sigurisë, dhe se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim, u theksua aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti citohet t’i ketë falënderuar liderët e partive opozitare që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim, ndërkohë që këta të fundit shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i uzinës së elastikës rritet në 14

AME: 87 vatra zjarri të regjistruara në vend, 8 ende aktive

Arrestohet në Merdare i dyshuari për krime lufte në Kosovë

Ndalohet pasagjeri me 9,500 funta të padeklaruara në Aeroport të Prishtinës

Zjarr në Uglar, digjet një pjesë e një objekti

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Terras: Jam këtu për ta ndihmuar Kosovën për integrim në BE

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj Kosovës
Kurti dhe ambasadori Hargreaves diskutojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen Britanike për Kosovën
Rusia përsëri filloi të bllokojë eksportin e grurit nga Ukraina
I dënuar me mbi 6 vjet burg, shqiptari kapet në Bullgari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?