By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë
Rajon / Botë

Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 7:01 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi mediumi amerikan The Washington Post raportoi se ShBA-ja po e inkurajonte Kievin të sinjalizonte gatishmërinë për bisedime me Rusinë. Ajo gjithashtu përkoi me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mund ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ,i ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.

“[Po e them] sërish, restaurimi i integritetit territorial, respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta, dënimi i secilit kriminel të luftës dhe garancitë se kjo nuk do të ndodhë sërish”.

Ukraina kishte propozuar disa herë bisedime të tilla, por “ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të çmendura nga Rusia përmes sulmeve të reja terroriste, granatimeve apo shantazheve”, tha Zelensky.

Më 7 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përsëriti qëndrimin e Moskës se janë të hapur ndaj bisedimeve, por tha se Kievi po i refuzonte ato. Moska ka thënë disa herë se nuk do të negociojë lidhur me territorin që pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina.

Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se do të ishte absurde të sugjerohej se shtetet e Perëndimit janë duke e shtyrë Kievin të negociojë në kushtet e Moskës, pasi që ata po e furnizojnë Ukrainën me armë për t’i larguar forcat ruse nga vendi.

“Ukraina pranon nga partnerët e saj, fillimisht nga ShBA-ja, armë mjaft efektive”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi duke e shtyrë ushtrinë rusë jashtë territorit. Dhe, duke e pasur këtë parasysh, do të ishte e pakuptimtë të na detyrojnë në një proces negocimi dhe, në fakt, ta njohim ultimatumin e Federatës Ruse. Dhe askush nuk do ta bëjë një gjë të tillë”.

Ai tha se në marrëdhënien mes Ukrainës dhe Uashingtonit nuk ka asnjë “detyrim” dhe sugjerimet se Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt negociatave janë pjesë e “programit informativ” të Rusisë, edhe pse ai nuk e mohoi drejtpërdrejt atë që u raportua nga Washington Post.

Që kur Rusia e lajmëroi aneksimin e territorit ukrainas në fund të shtatorit, Zelensky ka dekretuar se Kievi nuk do të negociojë kurrë me Moskën për aq kohë sa Vladimir Putin mbetet president i Rusisë. Podolyak e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë ditëve të fundit, ndërsa Zelensky nuk e ka përmendur Putinin në fjalimin e tij.

Forcat ukrainase kanë qenë në ofensivë gjatë muajve të fundit, përderisa Rusia është ende duke u rigrupuar për t’i mbrojtur pjesët e Ukrainës që i ka ende nën pushtim. Gjatë muajit të fundit, Rusia ka thirrur qindra mijëra rezervistë në ushtri.

Rusia ka evakuuar civilë nga zonat e pushtuara, veçanërisht nga rajoni Herson, në jug të Ukrainës. Kievi thotë se ky operacion përfshin deportime të detyruara, që është krim lufte, ndërsa Moska thotë se po i dërgon njerëzit në vende të sigurta.

Të hënën, Wall Street Journal raportoi se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë rusë për ta shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë këtë lajm.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar këto bisedime, mirëpo ka thënë se nuk do të bëjë asnjë lëvizje diplomatike lidhur me Ukrainën pa përfshirjen e Kievit.

“Ne e kemi të drejtën të flasim drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë për çështje që kanë lidhje me ShBA-në. Kjo ka ndodhur gjatë muajve të fundit. Bisedat tona janë përqendruar vetëm në… uljen e rreziqeve dhe marrëdhënieve ShBA – Rusi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

ShBA-ja po mban të martën zgjedhjet e mesmandatit për Kongres. Edhe pse shumica e kandidatëve nga të dyja partitë e mbështesin Ukrainën, disa kandidatë republikanë të krahut të djathtë kanë pasur kritika për koston e ndihmës ushtarake të ShBA-së.

Jean-Pierre thotë se mbështetja amerikane për Ukrainën do të jetë e palëkundshme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.

Oleksandr Merezhko, kryesues i komisionit parlamentar të Ukrainës për politikë të jashtme, tha se një fitore e republikanëve “nuk do ta ndikojë në asnjë mënyrë mbështetjen për Ukrainën”.

“Ne e vlerësojmë lart faktin që kemi mbështetje dypartiake”, tha ai. “Kushdo që i fiton këto zgjedhje, kjo nuk do të ketë ndikim negativ. Ne presin që mbështetja për Ukrainën të rritet”.

Të hënën, Yevgeny Prigozhin, aleat i Putinit që udhëheq kompaninë private të mercenarëve Wagner që po lufton në Ukrainë, e pranoi për herë të parë se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e ShBA-së dhe tha se do ta bënte këtë sërish.

“Ne kemi ndërhyrë, jemi duke ndërhyrë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë”, shkroi ai në Facebook.

Prokurorët amerikanë e akuzojnë Prigozhinin se kishte drejtuar një iniciativë ruse në internet që i ndihmoi ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Trump mohon të ketë pasur koordinim mes fushatës së tij dhe rusëve.

You Might Also Like

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Horoskopi

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Horoskopi ditor për datën 3 Prill
Konfiskohet përkohësisht automjeti “Kombi” vozitësit i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mos drejtim të mjetit
Kush janë kompanitë që kanë blerë parcelat përskaj autostradës së planifikuar Shkup-Bllacë
Anglia fiton ndeshjen që po e humbte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?