By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republikanët udhëheqin në Dhomën e Përfaqësuesve, garë e ngushtë në Senat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Republikanët udhëheqin në Dhomën e Përfaqësuesve, garë e ngushtë në Senat
Ballina 2Rajon / Botë

Republikanët udhëheqin në Dhomën e Përfaqësuesve, garë e ngushtë në Senat

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 5:24 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Dhjetëra miliona amerikanë kanë votuar në zgjedhjet e mesmandatit, në të cilat demokratët janë shfaqur më të fuqishëm sesa pritej, duke bërë që shumë gara të jenë të ngushta, teksa republikanët po synojnë të marrin kontrollin e Kongresit.

Nëse republikanët marrin kontrollin e Kongresit, atëherë ata do të mund të bllokojnë agjendën e presidentit amerikan, Joe Biden, përfshirë edhe frenimin e mundshëm të mbështetjes së ShBA-së për Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për 35 ulëse në Senatin prej 100 anëtarësh dhe për të 435 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 199, kundrejt demokratëve që kanë marrë 172 ulëse. Ndërkaq në Senat, këto dy parti kanë numër të njëjtë të ulëseve, përkatësisht 48.

Gara më e rëndësishme e fituar nga demokratët është në Pensilvani, ku John Fetterman fitoi ulëse, që paraqet një pikë kyçe për shpresat e partisë së tij që të mbajë kontrollin e Senatit.

Associated Press tha se ende është herët të shpallen fituesit për Senat në Uiskonsin, Nevada, Xhorxhia dhe Arizona – shtetet që pritet të përcaktojnë fituesin e shumicës në Senat.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën ulëset nga Virgjinia, në Kansans, ndërkaq në shumë qarqe në Nju Jork dhe Kaliforni fituesit është ende herët që të parashikohen.

Demokratët po ashtu u treguan të suksesshëm në garat për guvernatorë, duke fituar në Uiskonsin, Miçigan dhe Pensivlani – shtete që i siguruan fitoren Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump. Por, republikanët kanë mbajtur postet e guvernatorëve në Florida, Teksas dhe Xhorxhia.

Me votat që ende po numërohen në mbarë ShBA-në, republikanët ende kanë mundësinë që të fitojnë kontrollin e Kongresit. Por, rezultatet ishin të gëzueshme për demokratët të cilët ishin përgatitur për humbje të mëdha – dhe rezultatet tani ngrenë dyshime se sa ulëse do të kenë republikanët, nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfaqësuesi republikan, Kevin McCarthy, pritet të bëhet kryetar i Dhomës, nëse republikanët marrin kontrollin e institucionit.

Ai ishte optimist dhe u tha mbështetësve “kur të zgjoheni nesër, ne do të kemi shumicën”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, u kundërpërgjigj duke thënë se partia e saj do të mbajë kontrollin e këtij institucioni.

“Derisa gara në shumë shtetet mbetet e ngushtë, duket qartë se anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kandidatët fuqishëm po performojnë më mirë se sa pritej”, tha ajo.

Rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat do të përcaktojnë të ardhmen e agjendës së Bidenit. Këto zgjedhje janë si referendum për administratën e tij, teksa vendi po përballet me inflacion në nivel rekord dhe ka shqetësime se çfarë drejtimi do të marrë shteti. Nëse republikanët do të merrnin kontrollin e Dhomës, me gjasë do të nisnin një sërë hetimesh ndaj Bidenit dhe familjes së tij, ndërkaq nëse republikanët do të merrnin kontrollin e Senatit, kjo do të pengonte aftësinë e presidentit që të bëjë emërime në sistemin e drejtësisë.

Inflacioni i lartë dhe të drejtat e abortit ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve, dhe sipas sondazheve, një në tre votues ka zgjedhur njërën prej këtyre dy temave si shqetësime kryesore. Krimi, që ka qenë në fokusin e republikanëve gjatë javëve të fundit të fushatës, po ashtu ka qenë një prej çështjeve kryesore të përmendura nga një në dhjetë votues.

Një sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos gjatë kësaj jave gjeti se 39 për qind e amerikanëve pajtoheshin me mënyrën se si ka punuar Biden.

Ndërkaq, sipas po të njëjtit sondazh, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka një përqindje pothuajse të njëjtë, ku 41 për qind e respondentëve e panë atë si favorit.

Sa i përket ndihmës për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, analistët kanë argumentuar se nëse republikanët marrin pushtetin në Kongres, ka pak gjasa që të ngadalësojnë furnizimet me armë dhe ndihmën ekonomike për Kievin.

Megjithatë, nëse dy partitë, ajo demokrate dhe republikane do të kenë numrin e njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë demokratët do të marrin shumicën, për shkak të ulëses së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

Mbi 46 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, qoftë përmes postës, apo votimit në qendra të votimit. Por, zyrtarët shtetërorë zgjedhorë kanë paralajmëruar se numërimi i këtyre votave do të marrë kohë.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Guterres: Thellësisht i shqetësuar me rrethimin e Gazës nga Izraeli

Kosova Times Kosova Times October 9, 2023
Presidentja Osmani: Dragashi promovon diversitetin
Vdekja e të “mobilizuarve” fshihet për të parandaluar panikun përpara një mobilizimi të ri
Zjarri i madh në bazën ajrore ruse në Krime
Shkrimtari izraelit David Grossman nuk dëshiron më të heshtë: “Refuzova të përdor fjalën gjenocid, por nuk mundem më
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?