By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin
Ballina 1Lajme

Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin

Kosova Times
Last updated: 2022/11/09 at 5:56 PM
Kosova Times Published November 9, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri të Kosovës nuk i kanë problem vendimet e Qeverisë, sa i përket targave, por “kërcënimet” nga ata që, siç tha ai, e kanë problem ligjin.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë më 9 nëntor, Kurti tha se mungesa e sundimit të ligjit është kërcënim veçmas për qytetarët serbë në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

“Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, tha Kurti.

Autoritetet në Kosovë javët e fundit kanë raportuar për disa incidente në veri të Kosovës, që kishin për cak kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre nga targat serbe në ato RKS. Tensionet në veri janë rritur edhe më shumë në fillim të këtij muaji, pasi Qeveria nisi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave.

Ai tha se sundimi i ligjit dhe demokracia “janë garantuesit më të mirë të sigurisë së paqes”.

“Ne duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje, është detyrim. Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohen më së shumti bashkëqytetarët tanë në katër komunat në veri tonë. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda dhe individë kriminalë janë vetë dëshmia se çfarë prodhon vetë mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen në to”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se deri mëngjesin e 9 nëntorit, autoritetet kanë shqiptuar 1.012 vërejtje për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. Sipas tij, shqiptimi i qortimeve është bërë pa incidente.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times November 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria italiane tërbohet me BQE-në, gjithçka ka të bëjë me Rusinë: “Ata shkuan shumë larg”

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Komisioni Europian gjobit Google me 2.95 miliardë euro, pavarësisht kërcënimeve të Trump
Po vraponte në palestër, 22-vjeçarja vdes pasi bie nga kati i tretë…
Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së
2 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?