By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë
December 23, 2025
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
December 23, 2025
ATK ka pezulluar nga puna zyrtarin e arrestuar
December 23, 2025
Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
December 23, 2025
Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kusari-Lila iu drejtohet serbëve të Kosovës: Ish-deputetët nuk ju përfaqësuan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kusari-Lila iu drejtohet serbëve të Kosovës: Ish-deputetët nuk ju përfaqësuan
Ballina 1Lajme

Kusari-Lila iu drejtohet serbëve të Kosovës: Ish-deputetët nuk ju përfaqësuan

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:14 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

hefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lila iu drejtua sot qytetarëve serbë nga Kuvendi i Kosovës.

Me një mesazh në gjuhën serbe, Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve serbë që janë larguar nga institucionet e Kosovës në ditët e fundit, që të rikthehen në këto institucione.

Që nga 5 nëntori dhe në ditët në vazhdim, serbë të Kosovës kanë ofruar dorëheqje nga institucione të ndryshme, në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave të makinave në pjesën veriore të vendit.

Ndër ta edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre.

Këta deputetë, Kusari-Lila tha se nuk i kanë përfaqësuar denjësisht serbët e Kosovës.

“Ata asnjëherë gjatë këtij mandati nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se “ata kanë zgjedhur të përfaqësojnë autoritetin e regjimit të Serbisë”

Rikujtojmë se tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dërguar kërkesë në Komisionin Qendror Zgjedhor që të rekomandojë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Opozita kritikon qeverinë për “prishje të partneritit ndërkombëtar”

Pas fjalimit të deputetes së pozitës, shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare e kritikuan Qeverinë për situatën në katër komunat veriore të Kosovës dhe largimin e qytetarëve serbë nga institucionet.

Ata i kërkuan Qeverisë të marrë parasysh kërkesat e faktorit ndërkombëtar që të shtyhet zbatimi i planit trefazësh që parasheh masa ndëshkuese për qytetarët që nuk i ndërrojnë targat e makinave.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se duhet pasur kujdes për të mos u “zhbërë progresi i arritur në integrimin e asaj pjese të vendit”.

“Jeni përgjegjës për mirëmbajjten dhe ushtrimin e sovranitetit edhe në atë pjesë të vendit tonë. Ne do t’ju mbështesim deri në atë moment që ju nuk do të hiqni dorë nga ajo pjesë e vendit tonë”, tha Tahiri.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, tha se Qeveria është fajtore që “sot në pjesën veriore të republikës kemi më pak institucione të Republikës”.

“Kryeministri ka për detyrë të garantojë partneritetin ndërkombëtar”, tha Gashi, duke iu referuar refuzimit të kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e zbatimit të planit të targave.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se pos që duhet të respektohen kërkesat e ndërkombëtarëve, Qeveria duhet të ketë edhe dialog intensiv me serbët e Kosovës dhe opozitën.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

ATK ka pezulluar nga puna zyrtarin e arrestuar

Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq

Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade

Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT për çmimet tavan

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjurmë kafshësh që janë 166 milionë vjet të vjetra janë zbuluar në Angli

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Rama në konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, pritet nga Meloni
Tankeri me flamur grek ishte pranë Nord Stream përpara shpërthimit
Moskë, protestë e grave të ushtarëve rusë, rreth 30 të arrestuar
Lufta në Ballkan-nje mesazh nga Rusia!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?