By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë
Ballina 2Rajon / Botë

Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:32 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Pas një operacioni ndërkombëtar në dhjetë shtete janë arrestuar disa persona, mes tyre katër në Shqipëri. Ata dyshohet se kishin mashtruar qindra mijëra investitorë evropianë.

Aksioni i datave 8 dhe 9 nëntor, i cili është realizuar mes autoriteteve në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Suedi, Spanjë dhe Ukrainë, ka shkatërruar një grup kriminal.

Kështu u tha në një konferencë të përbashkët mes Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe policisë spanjolle, më 10 nëntor në Tiran.

Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, nga ta katër në Shqipëri dhe një në Gjeorgji. Në kërkim janë shpallur gjashtë shtetas shqiptarë.

Sipas kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, janë kontrolluar gjashtë Call Center dhe pesë banesa lokacione të ndryshme, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Sipas tij, prej këtyre qendrave ndryshonin vendndodhje apo emërtim, si dhe kryenin bashkime biznesesh për t’i ikur organeve ligjzbatuese.

Janë sekuestruar rreth 600 pajisje kompjuterike, laptopë, usb, si dhe portofolio kriptovalutash në vlerën prej rreth 15 mijë dollarë dhe 90 mijë euro para të gatshme.

Si u mashtruan investitorët evropianë?

Ky grup përdori dhjetëra qendra Call Center dhe qindra platforma kompjuterike për të kryer mashtrimet online duke vjedhur të ardhurat përmes kriptovalutave.

Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës për të ndihmuar investitorët që të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në fakt ata i mashtruan investitorët dhe arritën të krijonin disa Call Center.

Duke vepruar në këtë mënyrë, mashtrimi vetëm sa thellohej, pasi investitorët besuan dhe u inkurajuan të shtonin investimet e tyre në platformat që kontrolloheshin nga ky grup, dhe kjo solli miliona euro humbje për ta.

Dëmi i shkaktuar, sipas SPAK, llogaritet 50 milionë euro çdo tre muaj.

Për këtë operacion, hetimet në Shqipëri kishin nisur në fillim të vitit 2020.

Për kryerjen e operacionit, i cili ishte i koduar si “Frida-Refox”, EUROJUST (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) ngriti një qendër të posaçme koordinimi për bashkëpunim të shpejtë të autoriteteve që ishin pjesë e këtij operacioni.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Osso buco, një specialitet italian gustator për të cilin të gjithë do të kërkojnë një recetë

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Arrestohet i dyshuari për shitje të narkotikëve në Ferizaj
Vajza e Nemtsov: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë
Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike
Klitschko e sulmoi ashpër Zelenskyn
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?