By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA: Biden feston suksesin e demokratëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA: Biden feston suksesin e demokratëve
Rajon / Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA: Biden feston suksesin e demokratëve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 6:10 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Amerikanët prisnin me padurim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA të enjten, derisa presidenti Joe Biden festoi atë që ai tha se ishte suksesi i partisë së tij në mbrojtjen nga një “valë e kuqe” republikane.

“Kjo nuk ndodhi,” tha 79-vjeçari Biden në një konferencë shtypi të mërkurën në fjalimin e tij të parë që nga mbyllja e qendrave të votimit. “Ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë.”

Republikanët dukej se do të fitonin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por dolën me një fitore shumë më të vogël nga sa kishin shpresuar – dhe nga ajo që parashikonin anketuesit.

Nëse parashikimet aktuale dalin të vërteta, zgjedhjet e mesmandatit të së martës mund të shënojnë performancën më të mirë nga një president në detyrë në dy dekada.

Në Senat, demokratët fituan një vend shumë të kontestuar, i kapur nga John Fetterman në Pensilvani, duke e marrë atë pas garës më të shtrenjtë të Senatit në historinë e ShBA-së.

Përbërja përfundimtare e Kongresit tani varet në tri ulëse në Senat: Arizona dhe Nevada, ku numërimi i votave mund të zgjasë disa ditë të tjera, dhe Gjeorgjia, ku balotazhi është planifikuar për më 6 dhjetor.

Biden nuk i priti rezultatet përfundimtare të votimit për të festuar, duke u kënaqur në shmangien e pengesës shumë më të madhe të parashikuar, pasi republikanët e orientuan fushatën në dështimin e tij për të trajtuar inflacionin në rritje.

Shefi i tij i kabinetit, Ron Klain, u tall me perceptimin publik për administratën së Bidenit, duke thënë: “Asnjëherë mos e nënvlerësoni se sa shumë është nënvlerësuar ekipi Biden”.

Më vonë të mërkurën, duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Biden përsëriti “qëllimin” e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në 2024. Dhe premtoi një vendim përfundimtar “në fillim të vitit të ardhshëm”.

Biden, gjithashtu, shfrytëzoi rastin për t’i zgjatur dorën opozitës republikane, duke thënë se ai ishte i hapur për të gjitha “idetë e mira”.

Republikanët janë të prirë të shfrytëzojnë çdo gabim të mundshëm brenda kampit demokratik në pritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

“Unë do ta udhëheqë luftën për t’u siguruar që partia ime të mos dështojë”, tha Marjorie Taylor Greene, një kongresiste e Gjeorgjisë e afërt me Donald Trumpin, në një deklaratë.

Por, tashmë vështrimet ishin vendosur në vitin 2024 dhe fushatën e ardhshme presidenciale.

Donald Trump, ish-president i ShBA-së, i cili kishte vënë bast për një fitore të madhe të republikanëve për të shpallur ofertën e tij për rizgjedhje, iu desh të pranonte të mërkurën se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin “disi zhgënjyese”.

Por, ai shtoi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, “nga këndvështrimi im personal, ishte një fitore shumë e madhe”.

Ish-presidenti 76-vjeçar, Trump, kishte premtuar një “njoftim shumë të madh” më 15 nëntor, me sa duket duke kërkuar të nënvlerësonte një nga rivalët e tij të mundshëm për nominimin republikan, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

Por, DeSantis doli i fortifikuar nga zgjedhjet e mesmandatit.

“Ne kemi shumë më tepër për të bërë dhe unë sapo kam filluar të luftoj”, premtoi guvernatori 44-vjeçar.

I pyetur të mërkurën në lidhje me rivalitetin Trump-DeSantis, presidenti Joe Biden tha:

“Do të jetë kënaqësi t’i shikosh ata duke u përballur me njëri-tjetrin”.

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti për dinarin: Rregullorja e BQK-së është e panegociueshme

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Kinezët po hapin një urë që do të thyejë të gjitha rekordet botërore: Ka kaluar testet më të vështira
Ja cilat aktivitete kulturore do të zhvillohen në kryeqytet këtë muaj
Ligjvënësit e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë
SHBA-të diskutojnë vendosjen e firmave ushtarake private në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?