By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës
November 27, 2025
Haradinaj uron Ditën e Forcës, vlerëson mbështetjen amerikane RTKlive Në shënimin e Ditës së Forcës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke theksuar se Ushtria e Kosovës është burim force dhe krenarie kombëtare. Haradinaj njoftoi se sot i është bashkuar Gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të Gjeneralit amerikan James Mattis. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-ve në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. “Nga zemra i uroj shëndet Gjeneralit Mattis, të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë në Kosovë, dhe i dërgoj përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Trump, në mandatin e parë të të cilit Kosova e formoi Ushtrinë,” deklaroi Haradinaj. Ceremonitë dhe aktivitetet e Ditës së Forcës u zhvilluan në gjithë vendin, duke vënë në pah arritjet dhe rolin e FSK-së në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
November 27, 2025
Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet
November 27, 2025
Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit
November 27, 2025
Bashkëpronarja e Miss Universe akuzohet për mashtrim, gjykata në Tajlandë lëshoi ​​një urdhër arresti për të
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët shohin rrezik për stagflacion, thirrje qeverisë për reagim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Ekspertët shohin rrezik për stagflacion, thirrje qeverisë për reagim
Ballina 1Tema

Ekspertët shohin rrezik për stagflacion, thirrje qeverisë për reagim

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 2:04 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Kosova mund të rrëshqasë drejt stagflacionit që është inflacion i shkallës së gjerë. Krejt kjo në mungesë të investimeve kapitale. Kështu konsiderojnë ekonomistët, sipas të cilëve, kjo gjendje është dritë e kuqe për qeveritarët. Por kryetari i Odës Ekonomike thotë se qeveria duhet me një pako t’i ndihmojë bizneset, raporton RTK.

Qeveria duhet të ketë kujdes të veçantë ndaj bizneseve në kohën kur vendi po përballet me inflacion të lartë. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai tha për Radio Kosovës se duhet përcjellë trendët në Bashkimin Evropian e më gjerë.

“Sfidë është inflacioni i cili është më i larti ndonjëherë që mbahet mend. Shto këtu edhe mos shpenzimin e shumës të paraparë në buxhet për projektet kapitale si dhe krizën e energjisë elektrike për të cilën bizneset janë në terr informativ se çka do të ndodhë”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, konsideron se Kosova është duke shkuar në drejtim të stagflacionit. Ai tha se kjo situatë është dritë e kuqe për qeveritarët e vendit.

“Një ekonomi e cila është e goditur nga inflacioni në mënyrë të pakontrolluar dhe institucionet nuk kanë mekanizma mbrojtës, është simptoma e parë paralajmëruese e stagflacionit. Në vitin 2022, janë shfrytëzuar vetëm 10% të mjeteve të buxhetit të dedikuara për investime kapitale dhe ky është rreziku më i madh që Kosova është kapluar në stagflacion”, tha Gerxhaliu.

Stagflacioni është inflacioni i shkallës së gjerë dhe stagnimi i zhvillimit ekonomik të vendit ku nuk ka projekte kapitale. Gërxhaliu theksoi se duhet rritur investimet kapitale, në mënyrë që sektori privat të krijojë qëndrueshmëri dhe vende të reja të punës.

Besart Dreshaj, drejtor për Politika Zhvillimore në Aleancën Kosovare të Bizneseve, tha se mos futja në qarkullim e mjeteve që janë dedikuar për projekte kapitale, ekonomisë së vendit po i bënë dëm.

“Kjo tkurrje e investimeve paraqet shqetësim për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës dhe flet për mungesën e përgjegjësisë dhe si rezultat Kosova rrezikon të bie në inflacion të shkallës së gjerë në vitin e ardhshëm”, tha Dreshaj.

Në total, buxheti prej 2.75 miliardë eurosh për vitin 2022 i miratuar nga Qeveria vitin e kaluar, parashihte afro 705 milionë euro për projekte kapitale. Sipas të dhënave të Institutit “GAP”, nga projektet e planifikuara në nivelin qendror janë realizuar vetëm 9% e tyre, derisa në nivelin lokal vetëm 19%. Inflacioni është shkaktuar si pasojë e krizës globale.

You Might Also Like

Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani në Boondsteel për ‘Thanksgiving’, falënderon ushtarët amerikanë për kontributin në Kosovë

Murati: Opozita bllokoi miratimin e buxhetit për tri komunat

Qeveria ndan buxhetin për pagat e RTK-së, Kurti: Mjetet vijnë nga kursimet

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
26 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Kosova e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin

Kosova Times Kosova Times March 21, 2023
‘Trafiku Urban’ nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës
Pranimi nis nga familja, rrëfimi i një biseksualeje nga Kosova
Trump: Hebrenjtë amerikanë do të jenë pjesërisht fajtorë nëse unë humbas zgjedhjet
Peshkatarët tmerrohen: Gjejnë trupin e turistes amerikane, 68 vjeçe, në barkun e peshkaqenit të kapur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?