Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e Hotelit Grand Prishtina me moton “Festivali i shahut 2022” ka fillua Kampionati individual i Kosovës në shah. Shahistët dhe të pranishmit i përshëndeti, kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima i cili në mes të tjerash tha se sot për ne është një ditë e veçantë për ne sepse për 10 ditë me radhë do të zhvillohet “Festivali i shahut 2022” ku po marrin pjesë shahistët më të mirë të Kosovës për meshkuj dhe femra.
Garat i filluan shahistët të cilët do të luftojnë për titullin e Republikës së Kosovës. Në këtë kampionat janë përfshirë 32 shahistë të cilët do të luajnë sipas sistemit zviceran me 9 xhiro. Edhe këtë vit mëtuesi kryesor për titullin e kampionat është Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi i cili është kampion aktual dhe mbi supe mban 8 tituj të kampionit të Kosovës.
Të shtunën vazhdojnë garat e xhiros së 2-të, kurse pas dite zhvillohen garat në shahun blic.
Me 14 nëntor, pas dite zhvillohen garat në shahun rapid, kurse me 16 nëntor, fillon Kampionati i Kosovës për femra.
Më 19 nëntor janë paraparë garat e kampionatit ekipor. Ky kampionat po mbështetet nga Banka Private e Biznesit/BPB/.
Drejtësinë në garat e këtij kampionati po e ndajnë: Burhan Misini, gjyqtar ndërkombëtar/kryesor/, Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar si dhe Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva, gjyqtarë FIDE.
Kampionët do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet nga 15-18 dhjetor 2022 në Katovicë të Polonisë.
Gani KOSUMI