Komuna e Prishtinës vazhdon me subvencionimin e qytetarëve në shëndetësi.
Vetëm gjatë këtij viti departamenti i shëndetësisë së KK Prishtinë ka ndarë 250 mijë euro ku përfitues kanë qenë 1586 qytetarë. Kryesisht këto mjete janë destinuar për qytetarët me sëmundje kronike.
“Këto mjete kanë ndikuar sadopak që qytetarët të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për sëmundjet që kanë” tha kreu I këtij departamenti Izet Sadiku.
Sipas tij kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin 2023.
“Në vitin e ardhshëm do të subvencionojmë protezën e gjirit për të gjitha gratë me kancer të gjirit”, tha ai. /Kosovatimes/