Pamjet që shihni vijnë nga spitali i Lushnjës, atje ku është shtruar kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos sot me thikë. Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe shoferi i tij. Mësohet se ai është plagosur nga një ish-punonjës i bashkisë, Ergest Xhelili (Punonjës i IT). BalkanWeb ka siguruar pamjet nga spitali, ku ka prani të forcave policore. Thuhet se goditje ne zonen e shpatulles dhe ne krahë.
Autori i plagosjes është Erges Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë Divjakë.
Kreu i bashkisë Divjakë është në spital jashtë rrezikut dhe nën kujdesin e mjekut.