By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja thërret në takim partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja thërret në takim partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve në veri
Lajme

Presidentja thërret në takim partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 4:01 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim për 14 nëntor, subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetarët e këtyre komunave të banuara me shumicë serbe kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Në njoftimin e presidencës, më 11 nëntor, thuhet pas konsultimit me partitë politike, Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri – nisur nga policia deri te gjykatat. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, të cilët vinin nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

You Might Also Like

Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet

Gjendet 74-vjeçari pa shenja jete në një fshat të Prizrenit

Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje

Presidentja Osmani takon Ambasadorin gjerman Rohde: Diskutim për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Albin Kurti nominohet për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Trupat ukrainase godasin dhe shkatërrojne 40+ automjete
Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës
Simiq thote se fitorja e Trump i gëzoi serbët në Kosovë
QKRMT dënon përdorimin e dhunës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë Inbox
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?