By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 100 gra punonin në serat e drogës në Berat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rreth 100 gra punonin në serat e drogës në Berat
Ballina 2Rajon / Botë

Rreth 100 gra punonin në serat e drogës në Berat

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 2:25 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar disa sera që shfrytëzoheshin për kultivim të lëndës narkotike kanabis në fshatin Rërëz të bashkisë Dimal në Berat të Shqipërisë.

Pas një muaji hetime, policia ndërhyri duke sekuestruar 870 kilogramë kanabis dhe arrestoi 11 persona, mes të cilëve pronari i tokës, ku ishin ngritur serat dhe kultivohej lënda narkotike.

Të punësuara në këto sera ishin 95 gra, kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Neritan Nallbati bëri publike detaje të këtij operacioni.

Ai tha se u sekuestruar 700 arka dhe 8 thasë me kanabis të përpunuar dhe gati për t’u transportuar dhe trafikuar, me peshë totale 870 kilogram kanabis si dhe mjetet që përdoreshin për ambalazhimin e drogës, por edhe armë zjarri, 2 pistoleta dhe një automatik kallashnikov, dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Prokurorja e prokurorisë së Beratit, Albiona Papajani, bëri të ditur se 95 gratë e punësuara qëndronin në kushte tepër të vështira në këto sera dhe nën presion nga organizatorët e trafikimit të drogës.

“Kushtet në të cilat këto gra kanë jetuar kanë qenë degraduese për to. Shumica e tyre kanë fjetur dhe qëndruar atje në sera për ditë të tëra. Disa me vullnet për shkak të pagesës që përfitonin, disa të tjera kur kanë dashur të largohen nuk janë lejuar”, tha prokurorja Papajani.

Pasi janë marrë në pyetje të gjitha gratë janë liruar përveç dy prej tyre, ndaj të cilave është marrë masa e arrestit, pasi me 9 personat e tjerë të arrestuar (burra) dyshohen si organizatorë të këtij grupi që kultivonte drogë.

Operacioni i koduar “Stuhia” u ekzekutua më 10 nëntor dhe për realizimin e tij u angazhuan efektivë të policisë së shtetit të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti ngushëllon familjen e luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit
Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së
Macron: Nëse Rusia fiton luftën, besimi në Evropë do të bjerë në zero
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?