By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kundërshtimet për zgjedhjen e prokurorit Abazi, politike apo etnike?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kundërshtimet për zgjedhjen e prokurorit Abazi, politike apo etnike?
Rajon / Botë

Kundërshtimet për zgjedhjen e prokurorit Abazi, politike apo etnike?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 5:35 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Prokurori i ri për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, duhet të dëshmojë me punë nëse zgjedhja e tij ka qenë rezultat i ndikimeve politike apo lidhjeve të afërta me parti të caktuara politike.

Kështu vlerësojnë drejtuesit e Këshillit të prokurorëve dhe njohësit e çështjeve politike duke komentuar reagimet e shumta menjëherë pas zgjedhjes së Abazit, më 7 nëntor, në krye të organit më të rëndësishëm për luftimin e krimit të organizuar në Maqedoninë e Veriut.

Deri para zgjedhjes në këtë detyrë për Islam Abazin, prokuror i deritashëm në Gostivar, nuk dihej asgjë përveç lidhjeve të afërta, sipas reagimeve, me zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, shprehu dyshime se ka pasur ndikime politike në zgjedhjen e tij në krye të organit të akuzës.

Ivanovska, po ashtu, tha se në opinion lë vend për dyshime edhe fakti se u shfaqën fotografi të Islam Abazit me njerëzit e BDI-së dhe se ai është nga Zajazi i Kërçovës, prej nga është edhe Ali Ahmeti, kryetar i kësaj partie shqiptare, që është pjesë e Qeverisë.

“U harruan kriteret për kualitet, vlerësimet e Këshillit të prokurorëve për kandidatët, program i punës dhe të gjitha këto janë elemente që do të jepnin një fotografi më të mirë se për çfarë njeriu bëhet fjalë, për të kaluarën e tij e kështu me radhë. Në vend kësaj, pamë fotografitë e tij në shoqëri me njerëz të afërt të partisë, që lë hapësirë për dyshime se ka pasur ndikime në zgjedhjen e tij”, tha Ivanovska.

Islam Abazi në detyrën e prokurorit për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka zëvendësuar Villma Ruskovskën, në zgjedhjet e para të organizuara për caktimin e një prokurori në Maqedoninë e Veriut. Në garë ishin katër kandidatë, por Abazi ka marrë 66 vota apo dy më shumë se kundërkandidati i tij për këtë post Ermon Neziri.

“Nuk ishin përmbushur standardet minimale për transparencë gjatë procesit të zgjedhjes së prokurorit. Mungonin të dhënat për karrierën profesionale të kandidatëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kemi parasysh se bëhet fjalë për një prokuror, i cili do të menaxhojë Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, veprimet e të cilit janë me interes të lartë për publikun”, deklaroi Ivana Petkovska, përfaqësuese e rrjetit joformal të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fushën e drejtësisë.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Vllado Kambovski, thotë se Islami duhet të lihet të bëjë punën, të shihet nëse do të veprojë ose jo në përputhje me dispozitat ligjore, pasi në të kundërtën do të ketë përgjegjësi.

“Nuk e di si është zgjedhur, por ai është i detyruar që në përpikëri të zbatojë ligjin pasi siç kemi parë deri më tani, edhe bartësit e funksioneve më të larta shtetërore përgjigjen para ligjit dhe ndiqen penalisht. Pra, kushdo që do të shkelë ligjin, do të përgjigjet”, vlerëson Kambovski.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, në reagimet e shumta në opinion lidhur me zgjedhjet e Islam Abazit për prokuror për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sheh edhe reagime të nxitura në baza etnike.

Ai thotë se njëjtë kishte reagime me zgjedhjen e Fatmir Besimit për ministër të Mbrojtjes në vitin 2013, apo me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit në vitin 2017.

“Mendoj se baza e reagimeve në opinion buron nga lajmi se Islam Abazi është shqiptar dhe se për herë të parë një shqiptar do të drejtojë Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ka një mendësi të vjetruar te një pjesë e qytetarëve, të cilët kanë një botëkuptim etnocentrik ndaj shtetit dhe parapëlqejnë pozicione të rezervuara vetëm për një entitet, për atë shumicë kur bëhet fjalë për drejtimin e disa institucioneve të rëndësishme shtetërore”, konsideron Neziri.

Ai thotë se Abazi është zgjedhur me votat e prokurorëve të tjerë dhe duhet të lihet të bëjë punën. Vetëm nëse bën lëshime apo e keqpërdor detyrën, thotë ai, atëherë mund të kenë bazë reagimet në opinion.

“Në rast se është selektiv në veprimtarinë e tij konform ligjit dhe nëse nuk jep rezultatet sikurse që nuk kanë dhënë prokurorët e deritashëm, atëherë do të konfirmohen këto dyshime që janë paraqitur në opinion”, shpjegon Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Më herët, Islam Abazi ka deklaruar se në udhëheqjen e organit kryesor të akuzës është zgjedhur sepse është profesionisht dhe jo pse është pjesëtar i ndonjë partie. Ai ka deklaruar se prioritet në punën e tij do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

You Might Also Like

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin urdhëroi fillimin e një ofensive në shkallë të gjerë në Ukrainë në pranverë

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Dhoma e Tregtisë: Çmimi i energjinë i dëmton bizneset për 130 milionë euro
Nëse rusët fitojnë nuk do të ndalen në Ukrainë
Pse Serbia i frikësohet refuzimit eventual të bisedimeve me Kosovë për planin evropian?
Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?