By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës
Ballina 1Lajme

Kurti: Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 9:02 AM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, në një intervistë për Deutsche Welle-n, u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, ai përsërit akuzat ndaj Beogradit, ndërsa Bashkimi i Komunave Serbe për të është ende i papranueshëm.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Beogradin se i detyroi serbët e Kosovës të tërhiqen nga institucionet e Kosovës me ndihmën e një “minoriteti që punon në emër të Beogradit, duke maltretuar  serbët në Kosovë”.

“Disa vetura të serbëve nga Kosova janë djegur nga ai grup, sepse i kanë riregjistruar veturat me targa RKS dhe këtë e ka përkrahur Beogradi. Prandaj, Beogradi ka një qëndrim destruktiv. Dhe duke pasur parasysh pushtimin rus të Ukrainës dhe agresionin ushtarak atje, dhe faktin që Beogradi është në anën e Kremlinit, ato janë mjaft kërcënim për vendin tonë”, tha Kurti për Deutsche Welle.

“Dhjetëra mijëra serbë tashmë i kanë riregjistruar veturat e tyre”

 

Në Kosovë, sipas tij, deri më tani janë dhënë rreth 1100 paralajmërime për vozitës për drejtimin e veturave me targa ilegale. Megjithatë, ai thotë se në asnjë rast policia nuk ka hasur në ankesa të qytetarëve dhe se kjo është dëshmi se popullata serbe në Kosovë bashkëpunon me institucionet e Kosovës.

“Në minoritetin serb ekziston një pakicë e vogël ekstremiste që refuzon të riregjistrojë veturat, por bëhet fjalë për disa mijëra të tilla. Dhe disa dhjetëra mijëra prej tyre tashmë i kanë riregjistruar makinat e tyre. Fatkeqësisht, ata janë të rrezikshëm sepse kanë mbështetjen financiare dhe politike të Beogradit. Këto janë struktura të paligjshme që janë kriminalizuar vitet e fundit. Me ta merret shteti i së drejtës, jo unë”, shtoi ai.

Kurti ka bërë të ditur se do të rekrutohen më shumë policë në veri të Kosovës në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë nga dorëheqjet e serbëve të Kosovës në radhët e policisë.

Dhe kudo që kanë dhënë dorëheqje kryetarët e komunave, ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të shkojmë në zgjedhje të reja në ato komuna për të zgjedhur të reja, sepse ky është obligimi ynë kushtetues”, ka shtuar Kurti.

“Nuk mund të pranoj asociacion të bazuar në identitet etnik”

Megjithatë, kriza në veri nuk është rezultat i vendimit të targave, sipas Kurtit. Ai pretendon se Beogradi e shkaktoi krizën për të larguar vëmendjen nga vendimi për të mos pranuar propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pozicioni i Kosovës, nga ana tjetër, është se propozimi është një bazë e mirë për vazhdimin e bisedimeve, por Kurti insiston se njohja reciproke duhet të jetë pika qendrore.

“Ky propozim parasheh edhe diskutime për të drejtat e pakicave, dhe kjo është hapësira në të cilën Beogradi mund të shprehë kërkesën e tij për atë që ata e quajnë Bashkimin e Komunave me shumicë serbe, si një mënyrë për të zgjidhur çështjen e pakicës serbe. “, thotë kryeministri i Kosovës.

Bashkimi i komunave serbe në formatin e kërkuar nga Beogradi mbetet i papranueshëm për të.

“Nuk mund të pranoj asociacion të bazuar në identitetin etnik”. Nëse formohen asociacione të komunave në Kosovë që bashkohen për qëllime zhvillimore, kjo do të ishte e pranueshme. Por Kushtetuta jonë nuk lejon që të krijohen shoqata sipas identitetit etnik”, tha Kurti në një intervistë për DW.

Kurti shtoi se nuk ka asnjë vend në Bashkimin Evropian që u jep pakicave më shumë të drejta se Kosova.

“Problemi janë disa politikanë, liderë që duan që Serbia të marrë kompensim për humbjen e luftës në Kosovë 23 vjet më parë. Por nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës, sepse NATO-ja ndërhyri për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, tha Kurti dhe përfundoi se pajtimi do të vijë kur Beogradi përfundimisht të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini.

You Might Also Like

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance

Pesë të pandehurve për falsifikim të votave u caktohet masa e paraburgimit

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Nënën Ferdonije e duam si Nënë, e admirojmë si Heroinë, i falënderohemi përjetë e i kemi borxh secili

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë
Osmani në Darkën e Lamës: Toka është rrënja që mbanë të bashkuar çdo komb
Rrahje ne kalimin kufitar: Shtetasit e huaj rrahin brutalisht vendasit
Kurti: Lidhja me Shqipërinë, përveç historike e shpirtërore, edhe fizike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?