By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane
June 8, 2025
Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…
June 8, 2025
Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan
June 8, 2025
Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj
June 8, 2025
Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Super-taksë” për fermerët shqiptarë që lënë tokën djerrë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > “Super-taksë” për fermerët shqiptarë që lënë tokën djerrë
Ballina 2Bujqësi

“Super-taksë” për fermerët shqiptarë që lënë tokën djerrë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 4:28 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Maringlen Avdolli, një fermer nga fshati Vashtmi i Korçës – pjesa juglindore e Shqipërisë – prej vitesh mbjell me perime gjithë sipërfaqen e tokës që zotëron – rreth 15 dylymë.

Sivjet thotë se ka vendosur ta lërë djerrë, sepse puna nuk i shpaguhet.

“Janë shtrenjtuar plehrat kimike, është rritur çmimi për plugimet, frezimet… farat janë rritur për 30% e më shumë. Përse ta punoj? Të më ikë gjithë mundi kot?”, shprehet 38-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Për më tepër, shton ai, edhe grumbulluesit e marrin me një çmim shumë të lirë prodhimin e tij, ashtu si edhe të fermerëve të tjerë.

Si gjetkë në botë, inflacioni në Shqipëri është në rritje – aktualisht mbi 8 për qind – dhe çmimet e gati të gjitha produkteve janë shtrenjtuar.

Maringleni, baba i dy fëmijëve, thotë se, tash e tutje, do të punojë vetëm aq sa i nevojitet për familjen e tij.

Ai nuk është i vetmi fermer që ka vendosur ta lërë djerrë tokën që posedon.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) tregojnë se rreth 30% e tokës bujqësore në këtë vend nuk punohet.

Nga rreth 2 milionë e 875 mijë hektarë tokë sa ka Shqipëria, 699 mijë hektarë janë tokë bujqësore.

Nga Qeveria e vendit kanë paralajmëruar se lënia e tokës djerrë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

“Do të ketë super-taksim të tokës [së lënë] djerrë”, ka thënë kryeministri Edi Rama, por pa specifikuar se sa do të jetë ajo taksë.

“U kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju [fermerët] dhe të punojnë me Ministrinë e Financave, për të vënë një normë ligjore, që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë atë djerrë, të rrijë rehat dhe të thotë: s’ta jap me qira, s’ia jap kujt ta punojë…”, ka thënë Rama në takimet që ka zhvilluar gjatë këtij muaji me fermerë në Fier dhe Korçë.

Aktualisht, taksa e tokës bujqësore në Shqipëri varion nga 1.800 lekë (15 euro) për hektar në vit deri në 5.600 lekë, varësisht kategorisë, e cila klasifikohet nga Ministria e Bujqësisë.

“I falimentuar edhe nëse e punoj, edhe nëse nuk e punoj tokën”

Fermeri nga fshati Vashtmi në Korçë thotë se nuk është aspak dakord me qasjen e paralajmëruar të Qeverisë.

“Unë jam i falimentuar edhe nëse e punoj, edhe nëse nuk e punoj tokën”, thotë ai.

“Provova ta punoj dhe vetëm sa u sfilitëm e gjithë familja, asgjë nuk fituam. Tani që e lë pa mbjellë, dashkan të na taksojnë, të na gjobisin. Keq këtej, keq andej”, thotë Maringleni.

“Super-taksa” nuk është zgjidhje as për Ervin Resulin, udhëheqës i Shoqatës së Fermerëve në Shqipëri.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte te “stimulimi [i fermerëve] me skema mbështetëse”.

Ekspertë të kësaj fushe pajtohen se duhet zgjidhur urgjentisht problemi i tokës së lënë djerrë, por, po ashtu, thonë se zgjidhja nuk duhet të rëndojë mbi fermerët.

“… përkundrazi, [fermerët] duhen ndihmuar dhe stimuluar që të mos e lënë tokën djerrë. Çdo nismë ligjore duhet të ndërmerret në konsultë edhe me fermerët, edhe me ekspertë të fushës”, thotë për Radion Evropa e Lirë Agim Rrapaj, udhëheqës i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

Sipas ekspertit të bujqësisë, Ilir Pilku, plani i Ramës, përveçse nuk është zgjidhje, ka edhe probleme juridike.

“Vendosja e një ligji të tillë për taksim të rëndë për fermerët që nuk e punojnë dot tokën ose nuk e japin me qira, ka një problem juridik. Nëse kanë paguar detyrimin për taksën bujqësore… si do t’i taksosh? Por, edhe për ato familje fermerësh që nuk e paguajnë taksën e tokës, apo për ata që janë në emigracion, duhet lënë një kohë për marrjen e vendimit”, thotë Pilku.

Ai shton se, në vend të taksave të mëdha për fermerët, duhen shikuar mundësitë për punimin e tokës.

“Unë do ta vija theksin te rritja e prodhimtarisë në Shqipëri, për t’i bërë produktet tona më të konkurrueshme. Duhet parë me interes edhe toka e pashpërndarë, që është tokë apo pyll në inventarin e Ministrisë së Bujqësisë. T’u jepet prioritet të rinjve që të mos ikin, por t’u jepet kjo sipërfaqe e pandarë”, thotë Pilku.

“Të aplikohet nisma ‘Shqipëria 1 euro’ për të rinjtë, që ta marrin tokën [për 1 euro] dhe të zhvillojnë një aktivitet”, shton ai, duke iu referuar një nisme të shpalosur vite më parë, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike.

Fermerët e zonave të ndryshme në Shqipëri kanë dalë shpesh në protesta dhe kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, duke thënë se nuk u sigurohet treg i mjaftueshëm dhe se subvencionet e Qeverisë janë të pamjaftueshme.

Sa ndihmohen fermerët?

Në takimet e ditëve të fundit me fermerë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bujqësia, këtë vit, është mbështetur me fondin më të lartë ndonjëherë – gati 50 milionë dollarë. Ai, po ashtu, ka thënë se fermerëve u janë dhënë 8 milionë litra naftë pa taksa.

Programet e Qeverisë shqiptare për fermerë janë: skema kombëtare, skema për naftën dhe skema e njohur si IPARD.

Këto skema përfshijnë mbështetje financiare për fara dhe fidanë me 200.000 lekë për hektar, mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën e 60.000 lekëve për hektar e të tjera.

IPARD, në anën tjetër, mundëson përfitimin e fondeve për zhvillim të fermave apo agrobizneseve, si dhe për tregtimin apo përpunimin e produkteve bujqësore.

Sipas Organizatës së Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO), fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektar, ndërsa 42 euro shkojnë për institucionet dhe entet që monitorojnë bujqësinë.

Sipas raportit të kësaj organizate, të publikuar në qershor të këtij viti, në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për fermerët.

You Might Also Like

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Policia has në prerës ilegalë të druve në Malet e Sharrit

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Norvegjia me ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 7 miliardë dollarësh

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Lista Serbe: Është turp që personit që ka qëlluar fëmijët serbë t’i jepet arrest shtëpiak
Komandanti i KFOR-it porosi Rakiqit: Të shmangen veprimet e njëanshme
Seuli: Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë mbi 6.000 kontejnerë me municione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?