By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Akademikët shqiptarë analizojnë rolin e diasporës në marrëdhëniet mes dy vendeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Akademikët shqiptarë analizojnë rolin e diasporës në marrëdhëniet mes dy vendeve
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Akademikët shqiptarë analizojnë rolin e diasporës në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 11:06 PM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara mbajti një diskutim me tema të ndryshme për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Akademikë shqiptarë në ShBA diskutuan ndër të tjera për veprimtarët që punuan shumë për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë dhe lidhjet që kishte Nëna Tereza me presidentët amerikanë. Studiuesi shqiptaro-amerikan, Nicholas Pano analizoi rolin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson në historinë e shqiptarëve. Kolegu Artan Haraqija ndoqi diskutimin.

Shqiptari Koli Kristofor apo Nicholas Christopher konsiderohet udhëheqësi i grupit të parë shqiptar të ardhur në Amerikë në vitin 1886. 6 vjet më pas, më 1892 ky grup themeloi komunitetin e parë shqiptar në shtetin amerikan, Masaçusets. Nga ajo kohë, shqiptarët e Amerikës u bënë mbrojtësit kryesore të ekzistencës shqiptare në Ballkan, kurdo që kjo ekzistencë është rrezikuar.

“Ky vit shënon 130 vjetorin e formimit të asaj që unë e quaj Atdheu i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ky ishte grupi prej shtatëmbëdhjetë shqiptarësh, nën udhëheqjen e të nderuarit Nicholas Kristofor, të cilët u vendosën në ShBA. Ata ishin nga fshati Katund, dhe nga kjo bërthamë do të dilte komuniteti shqiptaro-amerikan.

Ky komunitet, për dy dekada, do të bëhej qendra kryesore e jashtme e nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar”, tha një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në ShBA, profesori i Universitetit të Ilinoit perëndimor, Nicholas Pano.

Ai e kujtoi këtë grup gjatë diskutimit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – ShBA. Për shkak se shqiptarët në fund të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20 udhëtonin drejt Amerikës me pasaporta të huaja, serbe, rumune apo greke, një nga të panjohurat është sa u rrit numri i shqiptarëve pas vitit 1892. Profesori Pano thotë se llogaritja më e saktë tregon se për 20 vjetët e ardhshëm, numri shkoi nga 10 deri në 20 mijë. Ata ishin kryesisht ortodoksë dhe myslimanë, nga mosha 15 deri 30 vjeç dhe shumica absolute ishin analfabetë. Por, disa prej tyre zëvendësuan rolin e udhëheqësjes që praktikisht mungonte në Shqipëri deri në vitin 1922, periudha e dytë më e rrezikshme pas copëtimit të tokave shqiptare në vitin 1913.

Vatra

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, nëpërmjet organizatës së tij më të spikatur ‘Vatra’ e themeluar më 1912 është shfaqur si avokati kryesor në emër të interesit shqiptar në ShBA, dhe, për shkak se nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe vendi nuk kishte një qeveri efektive, ‘Vatra’ e ka luajtur rolin ‘de facto’ të një qeverie në mërgim”, tha Profesori Pano.

6 vjet pasi “Vatra” u themelua në këtë lagje të Bostonit në Masaçusets, mblodhi 200 mijë dollarë që sipas Profesor Panos për atë kohë kishte fuqinë blerëse të 4 milion dollarëve sot. Me këto para u financua delegacioni shqiptar që shkoi në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, dhe bënë lobim të jashtëzakonshëm në ShBA. Së bashku me rolin e presidentit amerikan Woodrow Wilson që mbështetej në parimin e vetëvendosjes e popujve, shqiptaro-amerikanët bënë që Shqipëria ta mbijetonte Konferencën e Parisit, pa u copëtuar.

Presidenti amerikan, Woodrow Wilson

“Presidenti Wilson konsiderohet si kampion i pavarësisë së Shqipërisë dhe mendoj se ai e meriton këtë vlerësim. S’mund të thuhet se ai u interesua me detaje për problemin shqiptar, por ekziston një letër ku ai shpreh keqardhjen që nuk e ka ndihmuar Shqipërinë më shumë. Më 5 nëntor 1920 ai i shkroi kryeministrit britanik, Lloyd George këto fjalë:

Citat nga Letra e Woodrow Wilson për kryeministrin britanik Lloyd George për Shqipërinë- 5 Nëntor 1920

“Për sa i përket Shqipërisë, unë jam i prirë të besoj se ky problem është trajtuar nga këndvështrimi i gabuar, pra ai i vendosjes së kufijve të Shqipërisë në përputhje me aspiratat e Jugosllavisë dhe Greqisë. Nuk janë marrë parasysh sa duhet aspiratat e vet popullit shqiptar”

“Presidentit Wilson i vinte keq që Shtetet e Bashkuara dhe Fuqitë e Mëdha ishin të pavëmendshme. Ata thjesht hodhën poshtë çdo pretendim shqiptar në lidhje me Kosovën dhe rajonet e Maqedonisë të banuara me shqiptarë”, thotë Profesor Nicholas Pano.

Çështja tjetër jetike për të cilën komuniteti shqiptar dha kontribut të jashtëzakonshëm, ishte ajo e Kosovës.

“Ajo që më magjeps është se edhe në kohët e fundit diaspora ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me armë dhe fonde dhe ndihmoi kauzën e Kosovës gjatë luftërave jugosllave. Pra, përkrahja vazhdoi edhe në kohëra moderne”, vlerëson Profesori i Universitetit Georgetown në Uashington.

Profesori Nicholas Pano thotë se megjithëse herë pas here mes komunitetit ka pasur edhe përçarje dhe mosmarrëveshje …

“Ne kemi potencial që të punojmë bashkë si komunitet. Kemi më shumë para, më shumë talente dhe më shumë njerëz të kualifikuar në komunitetin tonë si asnjëherë më parë. Mund të bëhemi faktorë të mëdhenj. Pyetja është: a do e kemi udhëheqjen e duhur dhe vullnetin që t’ia dalim”.

Profesorja e Universitetit Setton Hall, Ines Murzaku foli për lidhjet e Nënë Terezës me presidentët amerikanë. Më 1985 ajo mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti republikan, Ronald Reagan. Në vitin 1996, gjatë administratës së Presidentit demokrat, Bill Clinton, Nënë Tereza u bë një nga gjashtë personat e vetëm në botë që u shpall Qytetare Nderi e ShBA-së.

“Ajo lindi gjatë Perandorisë Osmane. Nuk kishte Shqipëri, nuk kishte Maqedoni në atë kohë. Ajo nuk mendonte siç mendojmë ne, kur bie fjala për etnitë, nacionalitetet. Por në anën tjetër ajo e ka thënë qartë, gjakun e kam shqiptar. Presidentët amerikanë e dinin, Hillary Clinton e ka thënë që Nënë Tereza është një grua e fortë shqiptare.

“Ajo e donte Shqipërinë, por ajo e donte edhe Indinë dhe çdo vend ku ajo ka shërbyer. Është dëmtim i figurës së saj universale që ta kufizosh etnikisht atë”, tha Profesore Ines Murzaku

Valët e emigracionit shqiptar sollën në Shtetet e Bashkuara edhe objekte të traditës nga vendi i origjinës. Profesorja e Universitetit të Kalifornisë Jugore, Alexis Zoto paraqiti studimin e saj mbi ngjyrat, modelet dhe motivet e velenxave prej leshi nga Korça, që janë në zhdukje e sipër. Ajo po e kryen studimin kryesisht me arkiva shqiptare dhe kontaktet me pasardhësit e emigrantëve shqiptarë në rajonin e Bostonit.

“Disa prej emrave që kam gjetur në arkivin e Tiranës janë Lavenz ose Valens, ndonjëherë është me Z, dhe raste të tjera me C. Një tjetër model i famshëm që është shumë i zakonshëm është ai që ka simbolin e xhamisë. Ka informacion të kufizuar se për çfarë shërbejnë këto.

P.sh. shumë familje ortodokse kanë qilima me simbol të xhamisë. Ky simbol është i përhapur në qilimat e të gjithë ish-Perandorisë Osmane. I kam gjetur në qilimat e Korçës, por edhe në Bullgari. Këto përdoren kryesisht në shtëpitë e njerëzve. Disa njerëz i duan vërtet. Disa njerëz i ruajnë si kujtim që i kanë trashëguar, por nuk e dinë se çfarë të bëjnë me to”, tregon profesorja Alexis Zoto.

Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara është e përqendruar tek puna akademike për të gjitha aspektet të kulturës, shoqërisë dhe politikës shqiptare në Ballkan dhe në diasporë në mbarë botën.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Në restaurim Sarajet e Myfit Beut, atraksion turistik i Libohovës

Kosova Times Kosova Times March 6, 2025
Sami Kurteshi thirret në pyetje nga Prokuroria Speciale
Hulumtimi zbulon se si oligarkët rusë u shmangen sanksioneve
Osmani takon liderë botërorë në Samitin për inteligjencën artificiale
Kurti: Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?