By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë franceze për mish që shkrihet në gojë
January 28, 2026
Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona
January 28, 2026
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan
January 28, 2026
Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”
January 28, 2026
Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një OJQ në veri thotë se Policia e Kosovës sulmoi drejtorin e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një OJQ në veri thotë se Policia e Kosovës sulmoi drejtorin e saj
Lajme

Një OJQ në veri thotë se Policia e Kosovës sulmoi drejtorin e saj

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 4:53 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicë të Veriut, tha se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Milliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

E kontaktuar nga REL-i, Zyra për Media në Policinë e Kosovës në Prishtinë nuk e konfirmoi rastin, por tha se “ende është duke mbledhur informacione për të verifikuar nëse diçka e tillë ka ndodhur në veri”.

Në një komunikatë dërguar mediave, Aktiv tha se incidenti ka ndodhur mëngjesin e 14 nëntorit, pranë vendkalimit kufitar me Serbinë – Jarinjë.

Milliqeviq, thuhet në komunikatë, “është ndaluar nga forcat speciale të Kosovës, është ndarë nga kolona dhe gjatë marrjes në pyetje, një pjesëtar i policisë speciale e ka goditur me grusht në bark”.

“Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe ngacmime verbale, pasi policët i kanë bërtitur Milliqeviqit, i kanë kërkuar të heshtë dhe e kanë pyetur se përse nuk ka dokumente të Kosovës”, thuhet në komunikatën e organizatës Aktiv.

Sipas saj, Milliqeviq, gjatë gjithë procedurës – nga ndalimi deri në marrjen në pyetje – “ka bashkëpunuar plotësisht me policinë” dhe “nuk ka bërë asgjë për të nxitur reagimin e dhunshëm të policisë”.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur, prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Besohet se rreth 9.000 makina me targa të tilla qarkullojnë në këtë pjesë, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

Qeveria e Kosovës kërkon që ato të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, por Serbia kundërshton, duke kërkuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e rritjes së tensioneve, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Aktiv tha se “goditja në bark” e Milliqeviqit është “brutalitet i pastër”.

“Përdorimi i paprovokuar [dhe] i tepruar i forcës nga njësitë speciale të policisë tregon për ambientin e dëmtuar të sigurisë në veri të Kosovës dhe për veprimet e pakontrolluara të pjesëtarëve të policisë, që kërcënojnë thellimin e krizës dhe përshkallëzimin e mundshëm të mjedisit të sigurisë”, tha Aktiv.

Aktiv e përshkruan veten si organizatë që merret me promovimin e demokracisë dhe të dialogut në shoqëri.

Ajo paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim ndaj pjesëtarëve të forcave speciale në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe në të gjitha organet kompetente.

You Might Also Like

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia nga java e ardhshme nën sanksione

Kosova Times Kosova Times September 26, 2025
Shefi i ushtrisë izraelite: Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit
Kush e ka fajin për sherrin mes Zelenskit dhe Trump në Zyrën Ovale?
Guvernatori i rajonit të Kurskut pranoi një përparim të madh nga forcat ukrainase
Wagner thotë se Moska i premtoi municione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?