By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizoto me kungull
November 15, 2025
Flan me kungull
November 15, 2025
Recetë për supë me qepë, por me shtimin e njokëve
November 15, 2025
Castagnole: Një recetë hyjnore për petulla në stilin italian
November 15, 2025
Një pjatë pa shumë filozofi që kënaq: Recetë për një gjellë pule të papërmbajtshme
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pret përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pret përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri
Ballina 1Lajme

Osmani pret përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 3:23 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh më 5 nëntor.

Kryetarët, të nacionalitetit serb, dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mbështetur edhe nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri i kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, RKS, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Dorëheqje, për të njëjtat pakënaqësi, dhanë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri – nisur nga policia deri te gjykatat – ashtu si edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq. Këta të fundit vinin nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Çfarë duhet të bëhet me komunat?

Pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat, ligjërisht, duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve, për të filluar pastaj me përgatitjet intensive të tyre.

“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet, të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Elezi.

A do të merrnin pjesë serbët e veriut në zgjedhje?

“Nuk do të dilja fare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Branimiri, një qytetar nga Mitrovica e Veriut.

“Unë nuk dal më në zgjedhje pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit [politikan serb nga veriu i Kosovës]. Zgjedhjet nuk janë më demokratike… që të mund të votohet për këdo”, thotë ai.

As Marko nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, por për arsye tjetër ai thotë se nuk dëshiron t’u japë legjitimitet zgjedhjeve në të cilat nuk do të merrte pjesë Lista Serbe.

“Më vjen shumë mirë që ata u larguan [nga institucionet], sepse, më në fund, ka ardhur koha për të bërë gjërat e duhura. Nuk mendoj se na duhej të ishim në institucionet e tyre [Kosovës] gjatë gjithë kësaj kohe dhe t’i forconim institucionet e një ‘shteti të panjohur’”, thotë Marko.

Kosova është shtet i pavarur nga shkurti i vitit 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë ShBA-në dhe shumicën e shteteve të BE-së.

Midoragu, gjithashtu, beson se nuk duhet marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“Qëllim i zgjedhjeve është që komuniteti serb t’i zgjedhë përfaqësuesit e tij, por, për momentin, një gjë e tillë nuk është e mundur, kështu që zgjedhjet do të ishin farsë”, thotë ai.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se shpallja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është e pashmangshme, por pjesëmarrja e votuesve dhe mënyra se si do të zhvillohej procesi mbeten, sipas tij, të diskutueshme.

Cakolli thotë se, në rast se serbët në këto komuna nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në zgjedhje, Kosova do të rrezikonte të kthehej në periudhën e para vitit 2013, kur dalja në zgjedhje lokale në këto komuna ishte e ulët.

“Për pasojë, në atë kohë krijoheshin institucione që nuk kishin legjitimitet të mjaftueshëm qytetar”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Serbët e veriut u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës në vitin 2014, pasi Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, më 2013.

Njohësi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi zgjedhor nuk është zgjidhje në kohën kur serbëve u mungon vullneti për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

“Në një atmosferë kaq të tensionuar dhe me një reagim të ashpër të serbëve në atë pjesë… i gjithë procesi do të shndërrohej në një farsë të rrezikshme dhe nuk do të kishte legjitimitet”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se para zgjedhjeve lokale në veri, do të ishte mirë të arrihej një marrëveshje politike mes Beogradit dhe Prishtinës, por, sipas tij, aktualisht nuk ka indikacione se kjo mund të ndodhë.

Disa skenarë për zgjedhjet komunale në veri

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë disa skenarë që mund të ndodhin në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri.

“Një prej tyre është bojkotimi, megjithëse është alternativë më pak e mundur. Ata [kryetarët], edhe më herët, kanë dhënë dorëheqje dhe brenda afatit [ligjor] kanë konkurruar përsëri për kryetarë të komunave. Dhe, ata prapë mund t’i lënë ato mandate [të rifituara] dhe kështu të shkohet pa kufi”, thotë Baraliu.

Sipas tij, nëse qytetarët me të drejtë vote nuk i përgjigjen procesit zgjedhor, atëherë përsëriten procedurat ligjore për zgjedhjet lokale.

“Presidentja duhet ta përsërisë procedurën dhe të provojë që të realizohet procesi elektoral, që është parakusht për zhvillimin e demokracisë lokale në ato komuna”, thotë Baraliu.

Në komunat veriore me shumicë serbe, zgjedhje të parakohshme u mbajtën edhe në vitin 2019. Vitin paraprak, kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së atëhershme të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara nga Serbia. Në zgjedhjet e majit 2019, pjesëmarrja e qytetarëve ishte mbi 42 për qind.

You Might Also Like

Dyshime për shkeljen e të drejtave të fëmijës në Graçanicë, reagon KOMF

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje të rënda në Ferizaj

Osmani kërkon formimin urgjent të Komisionit për Buxhet për pagat në RTK

Trump po bën thirrje për një hetim ndaj ish-presidentit amerikan Bill Clinton për lidhjet e dyshuara me Epstein

71 aksidente dhe mijëra gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

“Termokos” mbështet KF “Rilindja” me 300 metra rrethoja

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Putin thote se Wagneritët dhe Prigozhin që vdiqën në rrëzimin e avionit përdorën kokainë në bord
Bazat e NATO-s për herë të parë mund të shfaqen në ishujt në Detin Baltik
Kryeministri Kurti takim me ambasadorët e vendeve mike
Foto reportazh: Kievi pas sulmit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?