By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tahiri: VV propozoi kandidatë që mbajnë rekord të zi për UÇK-në
August 23, 2025
Nëna e ‘komandantit rus të luftës’ që u ngrit kundër Putinit zbulon fjalët e tij të fundit: ‘Ai nuk më dëgjoi’
August 23, 2025
Teksasi dhe Kalifornia hapin një luftë politike në Amerikë
August 23, 2025
Çfarë mësuam nga transkripti i intervistës me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Epsteinit
August 23, 2025
Trashëgimia e ndyrë e BRSS-së
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë
Lajme

Aktakuzë për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 4:28 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.Gj., dhe A.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331, “Detyrimi” nga neni 328, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321, dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me nenin 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Gj., nga data 23.11.2020 në vazhdimësi deri më datë 02.02.2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Sh.H., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, duke e njohur të pandehurin ngase me të njëjtin kanë jetuar më parë në fqinjësi, shkon tek i pandehuri F.Gj., nga i cili merr 1,000 (njëmijë) euro të holla, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata mujore, i dëmtuari për 14 (katërmbëdhjetë) muaj rresht vazhdon të paguaj nga 200 euro kamata mujore duke i dhënë në total 2,800 (dymijetetëqind) euro të pandehurit, mirëpo më datë 24.01.2022 kur nuk arrin t’ i jap të hollat, i pandehuri e paralajmëron se përveç 1000 (njëmijë) eurove të borxhit dhe 200 eurove në emër të kamatës së muajit janar 2022, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguaj kamata ditore nga 20 (njëzetë) euro, nga të cilat 1,000 (njëmijë) euro i dëmtuari i jep më datë 02.02.2022, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Po ashtu, i pandehuri F.Gj., përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit Sh.H., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit. Kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arritë t’i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të briskut e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri A.D., me dashje dhe me qëllim ndihmon në përfitim të kundërligjshëm të pasurisë personin tjetër – të pandehurin F.Gj., kur i pandehuri F.Gj., nuk ishte prezent, atëherë i dëmtuari Sh.H., i paguante kamatat tek i pandehuri A.D., në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas ia dërgonte të pandehurit F.Gj. Me këto veprime, ka kryer veprën penale, “Fajdeja në ndihmë” sipas KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata të urdhërojë kryerësit e veprave penale për të paguar shumë të barasvlershme për dëmin ndaj të dëmtuarit nga paratë e sekuestruara, ose nga të njëjtit të konfiskohen të hollat e sekuestruara dhe me të njëjtat të kompensohet viktima Sh.H., dhe atë të hollat si më poshtë:

Një kartëmonedhë letre 200 (dyqind) euro;

Pesëmbëdhjetë kartëmonedha letre nga 100 (njëqind) euro;

Një kartëmonedhë letre 20 (njëzet) franga zvicerane;

Një kartëmonedhë letre 10 (dhjetë) franga zvicerane;

Dy monedha metali 1×20 cent dhe 1×10 cent.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tahiri: VV propozoi kandidatë që mbajnë rekord të zi për UÇK-në

Policia shqiptoi 2,493 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Përleshje e dhunshme mes dy familjeve, 10 të arrestuar

Kolona në pikat kufitare, deri në 1 orë e 20 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Si korrupsioni nxit luftën

Kosova Times Kosova Times February 27, 2023
Sarkozy qortoi Mbappen për mënyrën se si u largua nga PSG: Nuk do ta harrojë këtë
Konfirmohet vdekja e një polici 47 vjeçar në Prishtinë
Rusia dëbon katër diplomatë austriakë
Ukrainasit rrëzuan dy helikopterë rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?