By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi
Ballina 2Gjeopolitikë

Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 3:11 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hënën në Bali të Indonezisë. Ky është takimi i parë ndërmjet këtyre dy liderëve prejse Biden ka marrë detyrën e presidentit në fillim të vitit 2021.

Ja cilat janë pesë pikat kryesore nga ky takim:

Takim i vërtetë

Nëse ka një gjë për të cilën të dy ranë dakord, është fakti se ata u ndien të lumtur që u takuan përsëri.

“Që kur ju morët Presidencën, ne kemi mbajtur komunikimin nëpërmjet konferencave për media, telefonatave dhe letrave. Por, asnjëra prej tyre nuk mund ta zëvendësojë realisht takimin ballë për ballë. Sot më në fund po takohemi”, tha Xi.

Biden u pajtua me liderin autoritar, të cilin e njeh prej vitesh.

“Nuk zëvendësohen diskutimet ballë për ballë. Dhe, siç e dini, unë jam i përkushtuar t’i mbaj të hapura linjat e komunikimit mes jush dhe meje personalisht, por edhe mes qeverive tona”, tha ai.

Nuk ka përdorim të armëve bërthamore në Ukrainë

Është folur shumë për atë që dikur dukej se ishte një aleancë ndërmjet Rusisë dhe Kinës, ku të dyja ankohen shpesh se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të dominojnë botën, në vend që të pranojnë vizionin e tyre “multipolar”.

Kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin e tij shkatërrues të Ukrainës në shkurt, spekulimet u rritën mbi atë se çfarë lloj mbështetjeje politike, ekonomike dhe ushtarake do të jepte Kina. Përgjigjja, deri më tani, nuk ka qenë e madhe – sigurisht jo ajo që mund të dëshirojë Putini.

Në bisedimet në Bali, Biden dhe Xi u pajtuan se fusha ku Kremlini nuk do të ketë mbështetje është përdorimi i armëve bërthamore.

Ata “theksuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë”, tha ShBA-ja.

Rifillimi i bashkëpunimit për krizën klimatike

Shtëpia e Bardhë tha se nuk priste shumë nga bisedimet. Megjithatë, njëra nga pikat ishte rifillimi i bashkëpunimit ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit për tema jo shumë të diskutueshme, ku pesha globale e shteteve i bën ata lojtarë kyç.

Pati njëfarë suksesi me planet për të ringjallur punën e përbashkët për të drejtuar botën dhe për t’i përmbushur objektivat e OKB-së për reduktimin e ngrohjes globale. Kina i kishte ndërprerë këto lidhje nga zemërimi për mbështetjen e ShBA-së për qeverinë vetëqeverisëse dhe demokratike të Tajvanit.

Biden tha se duhet punuar “së bashku për çështje urgjente globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”.

Kurse, Xi deklaroi se “njerëzimi është përballur me sfida të paprecedentë” dhe tha se “bota pret që Kina dhe ShBA-ja t’i trajtojnë siç duhet marrëdhëniet mes vete”.

Jo një Lufte të Ftohtë

Fryma e bashkëpunimit mund të ketë arritur kulmin në deklaratën e të dy liderëve se ndonëse nuk pajtohen për shumë gjëra, ata nuk janë për një konflikt gjithçka ose asgjë.

Xi i tha Bidenit se të dyja vendet “kanë më shumë interesa të përbashkëta”, sipas një përshkrimi kinez të takimit.

Sipas raportimeve, Xi tha se Pekini nuk kërkon ta sfidojë ShBA-në ose “të ndryshojë rendin ekzistues ndërkombëtar”.

Biden ishte i vendosur, duke thënë se ai “absolutisht” beson se “nuk duhet të ketë një Luftë të re të Ftohtë”.

 Tajvani, çështje e pazgjidhur

Rreziku i menjëhershëm, sipas shumë njerëzve, është një luftë e nxehtë mbi Tajvanin.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin ishullin si të pavarur, por janë zotuar ta ndihmojnë atë të mbrohet, derisa Qeveria kineze po rrit retorikën e saj për përdorimin e forcës për ta marrë nën kontroll atë që e konsideron pjesë të territorit të saj.

Biden tha se nuk sheh përpjekje “të afërt” kundër Tajvanit.

Megjithatë, të dy liderët, me gjithë deklaratat e tyre miqësore, nuk kishin asgjë të re për të thënë për këtë çështje.

“Ne jemi të përkushtuar për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në ngushticat e Tajvanit”, tha Biden. Është një frazë që Uashingtoni e përdor gjatë gjithë kohës për të thënë se dëshiron të mbajë status quo-në, duke mos lejuar Kinën të marrë kontrollin mbi Tajvanin.

Media shtetërore kineze tha se Xi e kishte cilësuar Tajvanin si çështje “thelbësore e interesave të Kinës”.

Është “vija e parë e kuqe që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet Kinë-ShBA”, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.

You Might Also Like

Më shumë se 20 të vdekur në përplasjen e autobusëve me shpejtësi të lartë në Spanjë

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

BE thirri një takim urgjent për shkak të kërcënimeve të Trump për tarifa

11 vjecari vret babanë sepse i mori Nintendo Switch

Lindja e Mesme po përgatitet për sulmin e Trump ndaj Iranit

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Serbia vendosë që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për dërgimin e trupave të saj në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Policia shqiptoi 2106 gjoba trafiku për 24 orë
Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!
Forcat ukrainase rrethojnë dhe eliminojnë qindra rusë në rajonin e Sumy-t
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?