By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky para G20-ës: Tani është koha për të përfunduar luftën

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 3:08 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha udhëheqësve botërorë se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, tha ai, duke iu drejtuar samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Ndalja e luftimeve “do të shpëtonte mijëra jetë”, tha Zelensky përmes video-lidhjes.

Zelensky tha se Ukraina nuk do të lejojë që trupat ruse të rigrupohen pas tërheqjes së tyre nga qyteti strategjik i Hersonit dhe paralajmëroi se do të ketë luftime më intensive, derisa forcat e tij të rimarrin kontrollin e gjithë territorit të pushtuar.

Çlirimi i Hersonit, të premten e kaluar, ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Çfarë do të ndodhë në luftën në Ukrainë pas tërheqjes ruse nga Hersoni?

Zelensky i kërkoi Moskës që t’i tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të riafirmojë integritetin territorial të Ukrainës.

Ai tha se Ukraina nuk do të rrezikojë sovranitetin, territorin ose pavarësinë e saj.

Zelensky përmendi disa mënyra për arritjen e paqes, përfshirë: garantimin e sigurisë bërthamore dhe ushqimore, përfundimin e armiqësive dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Ai vazhdimisht iu drejtua udhëheqësve si “G19”, duke përjashtuar qartazi Rusinë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov – zyrtari më i lartë i këtij vendi i pranishëm në samitin e G20-ës – tha se kushtet e Kievit për bisedime me Moskën janë “joreale”.

“Të gjitha problemet janë me palën ukrainase, e cila po i refuzon kategorikisht negociatat dhe po parashtron kushte që janë padyshim joreale”, u tha Lavrov gazetarëve.

Ai, po ashtu, akuzoi vendet perëndimore për “politizimn” e deklaratës së përbashkët në samitin e G20-ës.

Draft-deklarata, e parë nga agjencia e lajmeve Reuters, thotë se “shumica” e anëtarëve të G20-ës e dënojnë ashpër luftën në Ukrainë.

Thirrjet e vendit nikoqir për udhëheqësit e G20-ës ishin për unitet dhe për veprime konkrete në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, na nevojitet bashkëpunim për të shpëtuar botën”, tha presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, përpara se liderët e vendeve më të pasura t’i fillonin diskutimet me dyer të mbyllura.

“G20-ta duhet të jetë katalizator për rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike. Ne nuk duhet ta ndajmë botën në pjesë. Nuk duhet të lejojmë që bota të futet në një tjetër luftë të ftohtë”, tha Widodo.

G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të bruto prodhimit të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.

Një shenjë pozitive në prag të samitit ishte takimi mes presidentit të ShBA-së, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, në të cilin dy liderët premtuan komunikime më të shpeshta, pavarësisht dallimeve të mëdha.

Takimi i së hënës ishte i pari sy më sy i tyre prej se Biden mori detyrën e presidentit në vitin 2021.

Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Pushtimi nxiti thirrjet e disa liderëve perëndimorë për bojkot të samitit dhe për tërheqjen e ftesës për presidentin rus, Vladimir Putin.

Indonezia rezistoi, duke refuzuar ta tërheqë ftesën e Putinit.

Kremlini tha se Putin është shumë i zënë për të marrë pjesë në samit dhe dërgoi ministrin e Jashtëm, Lavrov, në vend të tij.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Arsenijeviq mendon se Kurti është dashur të pyetet se cfarë kërkon në veri të vendit që udhëheq!
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus shpalle “të padëshirueshme” Shoqërinë Demokratike Ruse me bazë në Serbi
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
Konjufca: Pa barazi gjinore nuk ka barazi njerëzore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?