Shumë banorë të Moskës, të cilët kanë folur për Radion Evropa e Lirë, nuk kanë hezituar ta quajnë pushtimin rus të Ukrainës “luftë” – një term i ndaluar me ligj në Rusi.
“Sinqeriteti është problem në Rusi këto ditë”, ka thënë një person.
Përderisa disa të tjerë përsëritën propagandën shtetërore ruse se pushtimi gjoja ka qenë i nevojshëm për të sjellë “çlirim” dhe “një jetë paqësore” në Ukrainë, të tjerët kanë thënë se ai nuk ka sjellë asgjë të mirë për asnjërin vend, dhe ka bërë kërdi ndaj njerëzve në Ukrainë.